Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka bërë disa lëvizje në radhët e drejtuesve të policisë.
Kështu, shefi i komisariatit nr. 4 është komanduar Alket Shatro, ndërsa Fatmir Lleshi, i cili ishte shef i këtij komisariati deri më tani është transferuar në Berat, ku është emëruar drejtor policie atje.
Lleshi zëvendëson Afrim Tafën, i cili transferohet nga Berati tek drejtoria e Policisë Kufitare në Kukës.
Ndryshimet janë kryer edhe në disa drejtori në rrethe. Ende nuk dihen arsyet e këtyre lëvizjeve.