Lëvizja e radhës është ulja në tryezën e bisedimeve për zgjidhjen e krizës politike e të gjitha partive parlamentare në vend. Nga burime mediatike thuhet se “Kryetari i Kuvendit, Meta në orën 19:00 ka thirrur gjithë partitë parlamentare për të diskutuar për zgjidhen e krizës politike si dhe per rekomandimet për Reformen Zgjedhore nga OSBE/ODIHR”.
Nuk dihet nëse do ta pranojë PD-ja ofertën e Metës (njëri prej krerëve të mazhorancës) kur ka refuzuar deri më tani të ulet në një tryezë me Ramën pa u përcaktuar formati i diskutimeve.
Kjo lëvizje bëhet një ditë pas dështimit të negociatave të ndërmjetësuara nga dy zyrtarë të Parlamentit Europian.