Policia Rrugore e Tiranës ka ndëshkuar me gjobë administrative prej 14 000 Lekë, drejtuesin e një taksie.
Uniformat blu bëjnë me dije se ky shtetas është konstatuar duke lëvizur në korsinë e biçikletave me taksi.
“Lëvizi me taksi, në korsi të biçikletave, ndëshkohet me masë administrative 14 000 lekë, drejtuesi.
Menjëherë pas publikimit të videos, shërbimet e qarkullimit rrugor kanë kryer veprimet e nevojshme procedurale për rastin, dhe si rezultat i tyre është identifikuar drejtuesi i taksisë që shfaqet në video, shtetasi A. L.. Ky shtetas, së bashku me automjetin, janë shoqëruar në ambientet e Policisë.
Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi A. L. është ndëshkuar me masë administrative 14 000 lekë, për shkelje të neneve 71/5, 101/7 dhe 144/2 të Kodit Rrugor”, njofton policia.