Policia italiane ka vënë në pranga një shqiptar 20-vjeçar pasi akuzohet për rezistencë ndaj oficerit të policisë, drejtim të automjetit pa patentë dhe posedim të dokumenteve false.
“Ansa” shkruan se i riu u kap teksa ngiste automjetin e tij tip “Fiat Panda”, kur nuk iu bind sinjalit të efektivëve të policisë për të ndaluar, të cilët kishin ngritur një postbllok në Vallone.
Policia u vu në ndjekje të tij por teksa e ndalën, ai nisi të gjuajë mbi ta.
Ai u prangos në Cortona. Teksa sipas mediave italiane, shqiptari i cili punonte në Itali, është denoncuar edhe në të kaluarën për drejtim të automjetit pa patentë.