Partia Demokratike ka publikuar letrën e kryeministrit Rama për muxhahedinët, pas kërkesës së një muaji më parë të deputetit Noka për të dhënë detaje mbi statusin e tyre në Shqipëri.
Noka i ishte drejtuar kryeministrit më 11 prill me një letër ku kërkonte sqarime mbi ardhjen e muxhahedinëve, strehimin dhe statusin e tyre në Shqipëri.
Sipas letrës, Rama i është përgjigjur më 22 prill letrës së Nokës. Ajo që nuk është shumë e qartë është se përse PD publikon sot letrën e Ramës.
Rama sqaron se muxhahedinët jetojnë me vetëfinancim në Shqipëri. Numri i tyre, sipas kryeministrit është rreth 1000 deri më sot.
Ai sqaron se informohet Policia e Shtetit dhe SHISH sa herë që vijnë grupime muxhahedinësh në Shqipëri.