Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Letra nga qelia nr.6/ Salianji: Parlamenti legalizon kanabisin me duartrokitje, BE na kthen mandarinat me pesticide

2024/12/21 at 11:03 AM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Letra nga qelia nr.6/ Salianji: Parlamenti legalizon kanabisin me duartrokitje, BE na kthen mandarinat me pesticide

Ervin Salianji ka shkruar një tjetër letër nga qelia nr.6 ku ai po qëndron tashmë prej disa muajsh.


Demokrati flet për bllokimin nga AKU të mbi 20 ton mandarinave në pikën e grumbullimit për eksport në Divjakë, teksa shprehet se “Parlamenti legalizon kanabisin me duartrokitje, ndërsa BE na kthen mandarinat me pesticide”.

Ndër të tjera Salianji ironizon duke thënë “Kryeministri hoqi vallen e preferuar në Bruksel, kur tha se kapituj të tjerë paska hapur Shqipëria me Komisionin Europian. Propaganda që ecën shumë më shpejt se integrimi na e solli si arritje historike.”

LETRA:

Letër nga qelia 6/Kanabisi kalon me duartrokitje, mandarinat kthehen në heshtje…

Të Enjten, pak para mesnatës disa duartrokitje qenkan degjuar në sallën e Parlamentit.

Mendja ta do se ligjvënësit do të kenë kaluar ndonjë reformë të fortë, ose një ligj për interes publik e në shërbim të qytetarëve.
Në fakt, sapo kishte marrë kartonat pro, nisma e qeverisë për legalizimin e kanabisit.

Pas kësaj, Kryetarja e Kuvendit në entuziazëm e sipër, paska uruar qytetarët për festat e fundvitit. U mbyll dhe ky sesiom parlamentar me sukses, duke hapur rrugën për licensën e shtrenjtë të drogës së ligjjshme, mjekësore.

Edi Rama e nisi qeverisjen me kanabis dhe po e mbyll me kanabis. Unë jam i bindur se ky është mandati i tij i fundit.
***
Kur në vitin 2015 bëra disa denoncime të cilat qeveria i mohonte u detyrova të hyja në parcela me hashash, në një atmosferë të rrezikshme pasi ruheshin me njerëz të armatosur, qeveria e mohonte përsëri!!

Kryeministri thoshte se kanë shkulur çdo rrënjë.

E vërtëta është se patëm një kanabizim masiv. Ngastrat ishin fidanishtja e narkoshtetit. Ata që u pasuruan me hashash, u futën në tregun e drogave të forta dhe në çdo anë të ekonomisë, duke prishur konkurencën dhe rritur artificialisht çmimet.
Sa herë qeveria mburret me rritjen e vlerës së pronës, ai nuk përmend faktorin kryesor, që është futja e parave të narko-trafikut në ndërtim.

Ato para të pista kanë sjellë vetëm dëm, dhe nga ana tjetër ngjarje, perplasje e hasmëri të përgjakshme me dhjetra të vrarë. Krime që vijojnë sot e kësaj dite.
Pra shajnia që pati lideri global se kanabizimi do sillte mrekulli ekonomike (sipas dëshmisë së ish zv.kryeministrit) ishte një marrëzi tragjike dhe kriminale.
Por Edi Rama nuk heq dorë. Ai humbi 2 ministra të brendshëm pikërisht për lidhjet me drogën e trafikun, dhe tani ka vendosur ta kultivojë me leje qeveritare, me liçensën që ai do ja japë fituesit të paracaktuar. Ky pra ngelet vizioni i tij dhe para këtyre zgjedhjeve.

***
Kryeministri hoqi vallen e preferuar në Bruksel, kur tha se kapituj të tjerë paska hapur Shqipëria me Komisionin Europian.
Propaganda që ecën shumë më shpejt se integrimi na e solli si arritje historike. Qeveria kalorsiake po çan rrugët e po shkel pengesat, e po na afron me familjen e madhe të kontinentit.
Po tamam atë ditë, doli një lajm që mandarinat tona ishin kthyer mbrapsht në kufinjtë e BE, pasi kishin pesticide dhe ishin të rrezikshme per shendetin.

Një dramë kjo për prodhimin vendas.

Të gjithë e dinë se ne do bëhemi pjesë e Unionit, kur të arrijmë disa standarte, e jo me llafe e kronika të gatshme nga arritjet e mëdha të Kryeministrit në Bruksel

Do të jemi pjesë e Unionit kur këtu fermeri të mos lihet në mëshirë të fatit, po kur ai të asistohet, e të kontrollohet si duhet, në mënyrë që mandarina e këtij vendi me tokë pjellore e të bekuar e me 300 ditë diell, të mos refuzohet.
Nëse nuk jemi në gjendje të eksportojmë këtë produkt që vjen nga asetet tona më të çmuara (e njëjta gjë ka ndodhur dhe me prodhime të tjera) atëherë çfarë do të çojmë ne në BE? Apo sërish kanabisin, kësaj radhe nën maskimin, mjekësor e industrial.
Këtu në burgun e Fierit, në këtë kohë kanabisi e mandarinash ka një ironi. Unë që kam denoncuar fenomenin kriminal dhe lidhjet e tij me ministrat e brendshëm, jam në muajin e tretë të dënimit.

Ndërsa nuk është këtu asnjë për dëmin e madh që u është bërë fermerëve tanë, me mohimin e mbi 100 milionë euro ndihmë nga programet e Komisionit Europian, për shkak se qeveria vendosi të fusë duart e të shpërdorojë 33 mln euro të programit të mëparshëm. 33 mln euro të taksapaguesve gjermanë, francezë, italianë, belgë, etj. Tek mbështetja që mund të vinte nga BE, me siguri mund të ishte dhe zgjidhja për pesticidet, që do t’i bënte mandarinat tona të sigurta. Por kjo nuk ndodhi, sepse rilindasit jo vetëm i morën për vete ato para, por ende nuk kanë reaguar si duhet pas skandalit për ta bindur Komisionin që të rihapë rrugën e Ipard-III.

Jam shumë kurioz të di se si do reagonte ky që hap kapitujt tanë me Brukselin, nëse aty do të pyetej, si ndodhi që qeveria juaj vodhi taksat tona që i kishim destinuar për fermerët tuaj të varfër?
Kështu pra, po shkurtojmë distancën, po afrohemi me propagandë të çmendur me Bashkimin Europian. Duke duartrokitur drogën, e duke heshtur për kthimin e mandarinave.



Ju sugjerojmë

Apeli zbardh arsyet pse mbeti në qeli Erion Veliaj: Ka pushtetin për të zhdukur provat
Aktualitet

Erion Veliaj kërkon lirinë, nesër para Apelit të GJKKO

8 Qershor, 2025 2:51 pm
Theu xhamin e makinës dhe i mori me dhunë çantën me para, pranga 38 vjeçarit
Kronikë

Theu xhamin e makinës dhe i mori me dhunë çantën me para, pranga 38 vjeçarit

8 Qershor, 2025 2:36 pm
Bullgaria, afër hyrjes në eurozonë/Qytetarët të ndarë në mendime, opozita proteston
Rajoni

Bullgaria, afër hyrjes në eurozonë/Qytetarët të ndarë në mendime, opozita proteston

8 Qershor, 2025 2:28 pm
Korçë, vodhën 6 milionë lekë të vjetra/ 2 të arrestuar, njëri procedohet penalisht
Aktualitet

Korçë, vodhën 6 milionë lekë të vjetra/ 2 të arrestuar, njëri procedohet penalisht

8 Qershor, 2025 2:10 pm
Integrimi në BE, së shpejti hapen dy grupkapitujt e fundit
Kryesore

Integrimi në BE, së shpejti hapen dy grupkapitujt e fundit

8 Qershor, 2025 1:51 pm
Nuk ka kohë për të humbur, Kombëtarja nis përgatitjet për Letoninë
Kryesore

Nuk ka kohë për të humbur, Kombëtarja nis përgatitjet për Letoninë

8 Qershor, 2025 1:47 pm
Serbët kënaqen me barazimin në Tiranë/ Stojkoviç: Ndeshje e vështirë, atmosfera…
Kryesore

Serbët kënaqen me barazimin në Tiranë/ Stojkoviç: Ndeshje e vështirë, atmosfera…

8 Qershor, 2025 1:30 pm
Tre të arrestuar e 12 nën hetim pas ndeshjes Shqipëri-Serbi
Aktualitet

Tre të arrestuar e 12 nën hetim pas ndeshjes Shqipëri-Serbi

8 Qershor, 2025 1:22 pm
U rrëzua në banesën e tij, humb jetën i moshuari në Tiranë
Aktualitet

Ra nga tarraca e pallatit ku jetonte tezja e tij, ndërron jetë në spital 14-vjeçari

8 Qershor, 2025 1:16 pm
Himarë/ Mbeti i bllokuar në plazhin e Akuariumit, ndihmohet shtetasi amerikan
Aktualitet

Himarë/ Mbeti i bllokuar në plazhin e Akuariumit, ndihmohet shtetasi amerikan

8 Qershor, 2025 12:58 pm
Para
Sulmi me disa të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Gjermani, “La Repubblica”: Evropa rijeton makthin e pushimeve mes “ujqërve” të vetmuar dhe ISIS-it kërcënues

Sulmi me disa të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Gjermani, “La Repubblica”: Evropa rijeton makthin e pushimeve mes "ujqërve" të vetmuar dhe ISIS-it kërcënues

Berisha ftesë të rinjve: Ju keni rol vendimtar në zgjedhjet e 11 majit, nëse bëheni imazh i kësaj fushate…

Berisha ftesë të rinjve: Ju keni rol vendimtar në zgjedhjet e 11 majit, nëse bëheni imazh i kësaj fushate…

Lushnje/ Vajza e divorcuar i shkoi në shtëpi, babai e qëllon me armë dhe më pas vret veten

Prostitucion në qendra e masazhit në Tiranë/ Arrestohet pronari 19-vjeçar, nën hetim dy vajza
















TE FUNDIT

Erion Veliaj kërkon lirinë, nesër para Apelit të GJKKO

Apeli zbardh arsyet pse mbeti në qeli Erion Veliaj: Ka pushtetin për të zhdukur provat
8 Qershor, 2025

Të hënën, 9 qershor, në orën 14:00 në Gjykatën e Posaçme të Apelit do të mbahet seanca për informacion lidhur...

Lexo më shumë

Theu xhamin e makinës dhe i mori me dhunë çantën me para, pranga 38 vjeçarit

Theu xhamin e makinës dhe i mori me dhunë çantën me para, pranga 38 vjeçarit
8 Qershor, 2025

Theu xhamin e një automjeti dhe i mori me dhunë drejtuesit të automjetit çantën, ku brenda saj kishte një sasi...

Lexo më shumë

Bullgaria, afër hyrjes në eurozonë/Qytetarët të ndarë në mendime, opozita proteston

Bullgaria, afër hyrjes në eurozonë/Qytetarët të ndarë në mendime, opozita proteston
8 Qershor, 2025

Komisioni Evropian dhe Banka Qendrore Evropiane i kanë dhënë Bullgarisë dritën jeshile për të adoptuar monedhën euro që nga fillimi...

Lexo më shumë

Korçë, vodhën 6 milionë lekë të vjetra/ 2 të arrestuar, njëri procedohet penalisht

Korçë, vodhën 6 milionë lekë të vjetra/ 2 të arrestuar, njëri procedohet penalisht
8 Qershor, 2025

Policia e Korçës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur në fshatin Goskovë më datë 04.12.2023. Si rezultat i veprimeve hetimore të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com