Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Letra konfidenciale/ Si po negociohet në fshehtësi ndarja e Kosovës

2018/11/02 at 3:54 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 4 min
A A
Letra konfidenciale/ Si po negociohet në fshehtësi ndarja e Kosovës

Ish-negociatori i Bashkimit Evropian në bisedimet Kosovë-Serbi në Bruksel, i angazhuar nga Zyra e Baroneshës Ashton, britaniku Robert Cooper, i cili rreth dy javë më parë, ka marrë pjesë në Belgrade Security Forum, si kryesues i delegacionit të ECFR, ka shkruar një letër “private dhe konfidenciale” rreth udhëtimit studimor në kryeqytetin serb. Në krye të letrës që e ka siguruar Gazeta Express, Coopper zbulon se shkëmbimi i shumëpërfolur i territoreve ndërmjet Kosovës e Serbisë nuk ka të bëjë fare me shkëmbim. Sipas Cooper, ideja është që Serbia ta marrë Veriun, ndërsa Kosova asgjë territoriale, por njohjen eventuale nga Serbia.

Një letër konfidenciale e Këshillit Evropian për Marrëdhënie me Jashtë (ECFR), zbulon prapaskenat e negociatave sekrete që po bëhen për ndarjen e Republikës së Kosovës.


Këto konstatime të bëra në këtë letër janë nxjerrë pas një vizite që anëtarët e këtij Këshilli të kryesuar nga Robert Copper kishin bërë në Beograd përgjatë 17 dhe 18 tetorit të vitit 2018.

Siç shkruhet në këtë letër, në bisedimet ndërmjet Thaçit dhe Vuçiqit nuk bëhet fjalë për shkëmbime të territoreve, por vetëm për ndarje të Republikës së Kosovës.

Siç shkruhet në letër, Kosova do të japë pjesën veriore në këmbim të njohjes nga Serbia.

“Temë kryesore e debatit në Beograd ishte propozimi për ‘shkëmbim të territorit”: Një “marrëveshje gjithëpërfshirëse” që do të lejonte Serbinë të rimarrë territorin e kontestuar (Veriun e Kosovës) në këmbim që Serbia ta njohë Kosovën si shtet. Megjithatë, ende nuk është e qartë se si do të shkojnë këto bisedime, as nëse ndonjë marrëveshje e mundshme mund të shitet në Kosovës. Mbetet ende rrugë e gjatë për t’u bërë”, thuhet në këtë letër të siguruar nga Gazeta Express.

Ndër të tjera në këtë letër thuhet se presidenti i Serbisë e konsideron si çështje jashtëzakonisht të rëndësishme zgjidhjen e konfliktit të ngrirë me Republikën e Kosovës, madje më të rëndësishme se zgjidhja e disa problemeve që Serbia ka me sundimin e ligjit dhe demokracinë.

(Ai imagjinon dëshirën e Brukselit për një burrë të fortë dhe hero në Ballkan që bën marrëveshje gjeopolitike), thuhet në këtë fjali që i referohet presidentit serb, Vuçiq.

Në këtë letër janë nxjerrë edhe disa rekomandime dhe konkludime si vijojnë:

Udhëheqja serbe duhet të jetë më e vetëdijshme se nëse do që marrëveshja për shkëmbim të territoreve me Kosovën të ketë sukses, ajo duhet të ketë në mbështetje partnerët kryesorë të BE-së, përfshirë edhe Gjermaninë. Mogherini duhet që së shpejti ta vendosë në agjendë të Këshillit për Punë të Jashtme dialogun Kosovë-Serbi.

BE-ja duhet të nxisë vendet drejt zgjidhjeve që janë legjitime dhe të cilat e rrisin stabilitetin në rajon. Por duke pasur parasysh se ideja për shkëmbim të territoreve është në një qorrsokak, atëherë BE-ja gjithashtu duhet të ketë gati një plan alternativ.

Mosmarrëveshja e qartë dhe e hapur ndërmjet SHBA-së dhe Gjermanisë për çështjen e shkëmbimit të territoreve është e habitshme dhe në të njëjtën kohë alarmante. Në varësi të pozicionit të Francës (asnjë zyrtar francez nuk ka folur në Forumin e Sigurisë në Beograd), një gjë e tillë dëshmon për një boshllëk transatlantik mjaft serioz.

Udhëheqësit e BE-së, gjithashtu, nuk duhet të harrojnë edhe një paradoks themelor: Presidenti Vuçiq duke zhbllokuar derën për integrimin e Serbisë drejt BE-së përmes marrëveshjes me Kosovën, ai po mbyll një derë tjetër duke konsoliduar sundimin e tij autoritar në Serbi.

Në këtë letër janë ngritur edhe disa shqetësime të cilat kanë të bëjnë me idenë për lëvizje të kufijve.

Hapja e ‘Kutisë së Pandorës’ është njëri nga shqetësimet. Ndër të tjera flitet edhe për një përpjekje të Vuçiqit që të përfitojë një përkrahje më të madhe të forcave nacionaliste në Parlamentin Evropian. Vuçiq pretendon se do të jetë më simpatik në sytë e tyre duke i vendosur kufijtë në linja etnike. Ai, gjithashtu, është duke e llogaritur edhe largimin e Angela Merkelit nga posti i kancelares në të ardhmen e afërt.

Në letër flitet edhe për përpjekjen e Vuçiqit për të ndryshuar Kushtetutën e Serbisë, në favor të rritjes së kompetencave dhe pushtetit të tij.

Ndërsa si një datë e rëndësishme parashihet të jenë zgjedhjet e 4 nëntorit për katër Këshillat e Pakicave Kombëtare.

“Është shumë e mundur që këto do të përdoren për të dobësuar organet e vetëqeverisjes së pakicave të cilat kohët e fundit janë portretizuar si ‘lëvizje separatiste. Një eskalim etnik në Preshevë dhe Novi Pazar mund të sjellë një urgjencë për nënshkrimin e një marrëveshjeje”, thuhet në këtë letër. /GazetaEpxress

Etiketa: kosoveletraletra sekretndarjaserbiterrirore


Ju sugjerojmë

Humb fëmijën nga dhuna e bashkëjetuesit, ai e akuzon për përndjekje
Aktualitet

Humb fëmijën nga dhuna e bashkëjetuesit, ai e akuzon për përndjekje

3 Qershor, 2025 9:06 pm
Jep dorëheqje kreu i i përgjithshëm i Gardës së Republikës
Aktualitet

Jep dorëheqje kreu i i përgjithshëm i Gardës së Republikës

3 Qershor, 2025 8:03 pm
U dënua për trafik droge, Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin për Arbër Çekajn
Aktualitet

U dënua për trafik droge, Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin për Arbër Çekajn

3 Qershor, 2025 7:52 pm
Gara për “Shef Komisariati”, del lista e pikëve të fituara nga secili konkurrentë
Aktualitet

Plagosja e të miturit në Ali Dem, policia vë në pranga autorin

3 Qershor, 2025 7:43 pm
PPE pranon kërkesën e Berishës: Mision faktmbledhës do të dërgohet në Shqipëri
Kryesore

PPE pranon kërkesën e Berishës: Mision faktmbledhës do të dërgohet në Shqipëri

3 Qershor, 2025 5:51 pm
11 maji/ Berisha kërkesë në PPE: Dërgoni një mision fakt-mbledhës
Kryesore

11 maji/ Berisha kërkesë në PPE: Dërgoni një mision fakt-mbledhës

3 Qershor, 2025 4:36 pm
KAS rrëzon kërkesën e PD për të hapur 43 kuti në Vlorë: Të këqyren vetëm 4
Aktualitet

KAS rrëzon kërkesën e PD për të hapur 43 kuti në Vlorë: Të këqyren vetëm 4

3 Qershor, 2025 4:21 pm
Aksidenti me Jet Ski, e mbijetuara tregon detajet: S’dinim not, jeleku i shpëtimit..
Aktualitet

Aksidenti me Jet Ski, e mbijetuara tregon detajet: S’dinim not, jeleku i shpëtimit..

3 Qershor, 2025 4:01 pm
(Pamjet)Operacioni antidrogë me autoritetet finlandeze/ Momentet e arrestimeve
Aktualitet

(Pamjet)Operacioni antidrogë me autoritetet finlandeze/ Momentet e arrestimeve

3 Qershor, 2025 3:50 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Aktualitet

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi

3 Qershor, 2025 3:38 pm
Para
I riu kanosi me thikë 61-vjeçarin dhe sulmoi një efektiv policie

Aksident i rëndë në Mirditë, raportohet për viktima

“21 janari”/Garda kërkon dëmshpërblim 2.1 milionë Euro nga Prendi e Llupo

"21 janari"/Garda kërkon dëmshpërblim 2.1 milionë Euro nga Prendi e Llupo

Djali i ish-presidentit të Leicester dha lajmin e rëndësishëm për skuadrën

Djali i ish-presidentit të Leicester dha lajmin e rëndësishëm për skuadrën
















TE FUNDIT

“Greva opsion kushtetues”, Xhaferri: Shumë e lehtë për t’u faktuar farsa elektorale

“Greva opsion kushtetues”, Xhaferri: Shumë e lehtë për t’u faktuar farsa elektorale
3 Qershor, 2025

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri është shprehur se greva është një opsion kushtetues dhe opozita duhet të...

Lexo më shumë

Kryeministrja Meloni pret në takim Macronin dhe Ficon,ja për çfarë diskutuan liderët

Kryeministrja Meloni pret në takim Macronin dhe Ficon,ja për çfarë diskutuan liderët
3 Qershor, 2025

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka zhvilluar takim ditën e sotme me udhëheqësit e Francës dhe Sllovakisë. Liderët kanë diskutuar...

Lexo më shumë

Humb fëmijën nga dhuna e bashkëjetuesit, ai e akuzon për përndjekje

Humb fëmijën nga dhuna e bashkëjetuesit, ai e akuzon për përndjekje
3 Qershor, 2025

Një qytetare është drejtuar në redaksinë e  emisionit “Stop” në Tv Klan pasi është përballur me një situatë të tmerrshme....

Lexo më shumë

Hollandë/ Lideri i së djathtës ekstreme braktisi koalicionin, dorëhiqet kryeministri

Hollandë/ Lideri i së djathtës ekstreme braktisi koalicionin, dorëhiqet kryeministri
3 Qershor, 2025

Kryeministri i Holandës, Dick Schoof, ka thënë se do të japë dorëheqje të martën, vetëm disa orë pasi popullisti Geert...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com