Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Letra e rrallë e Ambasadorit Lu, moment i ri i marrëdhënieve me SHBA”

2016/07/09 at 9:51 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Video/ Zogaj: Pasi e merr vesh e gjithë bota, reagojmë ne

Për analistin, Preç Zogaj, letra që ambasadori i SHBA­ve, Donald Lu, u dërgoi deputetëve shqiptarë është paralajmërimi i mesazheve që nënsekretarja amerikane e Shtetit, Victoria Nuland, pritet të japë këtë të diel në Tiranë.


Në një intervistë për “Panorama”, Zogaj thekson se letra që ambasadori Lu u ka dërguar deputetëve, të fut në mendime për shkak të frazës që e cilëson korrupsionin në Drejtësi si kërcënues për aleancën Shqipëri­SHBA. Zoti Zogaj, do të donim të kishim një komentin tuaj për letrën e ambasadorit Lu drejtuar deputetëve…

Çfarë ka të re në këtë letër?

Letra e djeshme ilustron në një stad akoma më të avancuar të artikulimit dhe transparencës për publikun shqiptar momentin e ri të partneritetit strategjik SHBA­Shqipëri, angazhimin e ri të Uashingtonit zyrtar kundër rreziqeve të reja që kërcënojnë pavarësinë dhe demokracinë tonë.

Cilat janë momentet që do të veçonit nga kjo letër?

Do të veçoja dy paragrafë. Një që duhet të na vërë të gjithëve në mendime dhe një tjetër që ka shijen e lajmit të mrekullueshëm edhe pse nuk na thuhet për herë të parë. “Korrupsioni dhe ndikimi politik në sistemin tuaj të drejtësisë kërcënojnë shëndetin e shoqërisë suaj dhe dobësojnë aleancën tonë”, ky është paragrafi që duhet të vërë në mendime politikanët, intelektualët, qytetarët për të hyrë më thellë në brendësi të angazhimit të jashtëzakonshëm amerikan për reformën në drejtësi dhe për të vendosur në favor të forcimit të aleancës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Lu na ka mësuar me stilin e tij të drejtpërdrejtë, me frazat e tij të forta, tronditëse nganjëherë. Jehon akoma dhe do të jehojë për shumë vite deklarata e tij e vitit të kaluar se kandidimi i individëve me rekorde kriminale është një poshtërim për popullin shqiptar. Kjo nuk ka qenë dhe nuk është e folura e një individi. Ka qenë dhe është, para së gjithash, e folura e sotme e Uashingtonit përballë fenomeneve të kriminalizimit, korrupsionit, oligarkisë dhe pandëshkueshmërisë në nivelet e larta që kërcënojnë të marrin peng jo vetëm zhvillimin, por edhe orientimin gjeopolitik të Shqipërisë. Uashingtoni ka identifikuar rrezikun e ri. Bashkë me faktorët vendës po punon për eliminimin e tij. Këtë kemi dashur e duam. Jo më larg se një vit e gjysmë më parë, në kulmin e debateve për dekriminalizimin, kreu i opozitës, Basha, i ka ftuar miqtë amerikanë të bëjnë për Shqipërinë e rrezikuar nga oligarkia në sistem diçka të madhe, të ngjashme me veprat e mëparshme amerikane për pavarësinë dhe sigurinë e Shqipërisë.

Po lajmi i mirë cili është?

“Është në interesin kombëtar të SHBA që Shqipëria të mbetet një demokraci e fortë dhe e sigurt”, shkruan ambasadori në letrën e tij. E kemi menduar gjithnjë se ka diçka unike në përkujdesjen, mbështetjen, investimin apo patronazhin amerikan për Shqipërinë dhe kombin shqiptar. Kur gjithë këtë histori e gjen të përmbledhur në një fjali didaskalike si kjo që cituam më lart, përjetimi i besimit në një të ardhme më të mirë nuk mund të jetë veçse i jashtëzakonshëm. Mirënjohja për SHBA gjithashtu. Të dielën pritet në Tiranë vizita e nënsekretares së Shtetit Nuland.

A ka lidhje letra e sotme me vizitën e saj?

Patjetër që po. Letra kërkon të shtrojë rrugën, por edhe të paralajmërojë mesazhet e zonjës Nuland. Cili mendoni se duhet të jetë apo mund të jetë reagimi i deputetëve shqiptarë ndaj letrës së ambasadorit? I përgjegjshëm. Pa dyshim i përgjegjshëm. Por ata janë pjesë e partive, nuk janë qënie amorfe. Drejtuesit politikë duhet të flasin të parët.

Nga ana tjetër, siç e kam pohuar në shkrimin e djeshëm në gazetën “Panorama”, partnerët duhet të vijojnë komunikimin me drejtuesit politikë. Nuk jemi në kushtet e anashkalimit të tyre. Nuk besoj. Partitë këtu luajnë apo sillen shqiptarçe me njëra­tjetrën, por janë në një varkë në lidhje me orientimin perëndimor. Konsensusi është zgjidhja. Gjetja e tij është e mundur.

A ka gjasa të sfidohet thirrja e ambasadorit?

Kemi disa precedentë sfide nga politikanë shqiptarë ndaj përfaqësuesve të SHBA. Më i freskëti është ai i Ramës vitin e kaluar, kur injoroi thirrjet e ambasadorit Lu për të mos kandiduar individë me rekorde kriminale. Ramës i ka mbetur turpi për atë që bëri.

Pavarësisht konjukturave, kjo i mbetet njollë. Shembuj të tillë mund t’i kenë bërë të besojnë politikanët shqiptarë se mund të përplasen me SHBA pa kosto. Kam bindjen se kjo nuk vlen për reformën në drejtësi. /panorama.al



Ju sugjerojmë

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
Kryesore

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:02 pm
“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 6:37 pm
Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
Kryesore

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

7 Qershor, 2025 6:22 pm
Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë
Kryesore

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë

7 Qershor, 2025 6:18 pm
Para
Fotogaleri/ Ja si festuan motrat Istrefi, ditëlindjen e vogëlushes Rene 

FOTOT/ Nora Istrefi topless në Dhërmi dhe pa Robertin

Vrasja në Tropojë/ Policia gjen dhe arreston dy vëllezërit autorë

Tentoi të vrasë policin për një femër, kërkohet 24 vjet burg

Arratisu

Ky koc

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Shqipëria përballet sot me Serbinë në një ndeshje shumë të rëndësishme në Grupin K të kualifikuesve të Botërorit 2026. Në...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Përballja Shqipëri-Serbi sapo ka nisur në stadiumin “Air Albania”. Kuqezinjtë kërkojnë me çdo kusht triumfin, në duelin direkt për vendin...

Lexo më shumë

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
7 Qershor, 2025

Pak çaste na ndajnë nga ndeshja e rëndësishme “Shqipëri-Serbi”, teksa Tv Klan ndodhet aty në fushë për t’ju dhënë çdo...

Lexo më shumë

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
7 Qershor, 2025

Ndihmëstrajneri i Kombëtares, Ervin Bulku, foli për Tv Klan, para ndeshjes së Shqipërisë me Serbinë. Bulku komentoi zgjedhjet, duke thënë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com