Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Letra e pazakontë e Joanës: Linda pa mitër e vaginë, por jetoj dhe kam të dashur

2016/04/19 at 6:00 AM
në -Jetë dhe Stil
Kohë leximi: 4 min
A A
Letra e pazakontë e Joanës: Linda pa mitër e vaginë, por jetoj dhe kam të dashur

Joanna Giannouli, 27 vjeç, ka një gjendje, që nënkupton se nuk ka mitër, qafë të mitrës apo vaginë. Ajo shpjegon për BBC sfidat e një sindrome që prek një në 5 mijë gra.


Rrëfimi i të resë për jetën dhe vuajtjet
Kur pamë mjekun për herë të parë, babai e mbajti veten. Mamaja nga ana tjetër nuk e priti aq mirë. Ajo fajësoi veten për dhjetë vitet e shkuara. Ishte kaq prekëse ta shihje atë në këtë gjendje. Nuk folëm shumë për këtë gjë gjatë pesë viteve të para.

Nuk flisja dot.

Ndjehesha e shkatërruar dhe jashtëzakonisht e dobët. Mamaja besonte se kishte bërë diçka gabim gjatë shtatzënisë. I shpjegova se nuk kishte bërë asgjë gabim, ishte thjesht çështje genesh. Është një gjendje që stigmatizohet.

Gjëja që më lëndoi më shumë ishte kur më braktisi ish-partneri, sapo e zbuloi këtë. U fejova kur isha 21 vjeç, ndërsa jetoja në Athinë. Kur i thashë të fejuarit për gjendjen time, ai e prishi fejesën. E gjitha kjo i përket të kaluarës dhe unë jam mirë tani. Gjatë pesë viteve të shkuara, për fat kam gjetur dashurinë.

Jam në një marrëdhënie stabël. Ai e dinte që nga fillimi për gjendjen time dhe vendosi të qëndrojë me mua. Ai e di se ndoshta e ardhmja do jetë pa fëmijë. Ai është OK me këtë. Edhe unë jam OK me këtë. Jam një prej fatlumeve.

Mamaja më çoi tek mjeku i familjes kur isha 14 vjeç për shkak se nuk më vinin  menstruacionet. Ai nuk më vizitoi pasi nuk më prekte dot pjesët intime. Kur u bëra 16 vjeç, më dërgoi në një spital për kontroll. Ata e kuptuan se nuk e kisha tunelin vaginal dhe më thanë se kam sindromën Rokitansky.

Për shkak se kam lindur pa një vaginë funksionale, mjekët më kanë bërë një të tillë që të mund të bëj seks. Shkoi mirë, shumë mirë. Qëndrova në spital për rreth dy javë, në mënyrë që ta merrja veten. Më pas kalova tre muaj në krevat, nuk ngrihesha dot. Bëja ushtrime vaginale për të zgjeruar tunelin e ri vaginal. Ishte një procedurë revolucionare në Athinë.

Vagina e re ishte e ngushtë dhe e vogël dhe më shkaktonte shumë dhimbje gjatë seksit dhe na u desh ta zgjeronim perineumin. Është ajo zona e vogël poshtë vaginës. Është lëkurë, inde dhe duheshin prerë për të zgjeruar hyrjen. Pas kësaj isha mirë fizikisht, por nuk isha mirë emocionalishtë. Është një barrë, diçka që nuk e heq qafe.

Kisha partnerë që abuzonin me mua për këtë gjendje. Nuk mund të kisha një marrëdhënie stabël për vite, për shkak të kësaj. Është një situatë e padurueshme. Të vjedh lumturinë, mentalitetin, shanset për një marrëdhënie të mirë dhe të qëndrueshme. Të lë më një boshllëk që nuk mbushet dot. Epo kanë kaluar dhjetë vite. Sërish ndjehem keq, por nuk më vjen më turp. Ka qenë një rrugë e gjatë.

Kam kuptuar se nuk mund të ndryshoj, duhet të jetoj me këtë gjë. Vitet e para mendoja se isha e pavlerë. Një mall i dëmtuar. Nuk ia vlente të më dashuroje. Isha një shpirt i humbur për shumë vite. Kjo të shkatërron jetën. Luftova me depresionin, ankthin, sulmet e panikut, quajini si të doni.

Më mësuan një leksion. Edhe pse nuk besoj në Zot, besoj se kjo ishte një thirrje e fortë për zgjim- kurrë mos e merr diçka për të dhënë. U rilinda. Më dha një jetë të re, një identitet të ri. Ndryshova ritmin e jetës sime. Përpara isha një adoleshente me ulje-ngritje. Pas kësaj u bëra e pjekur. U rrita shpejt. Jam falënderuese për këtë. Kjo më bën këtë që jam sot si njeri. E jetoj çdo ditë siç është. Nuk bëj plane për të ardhmen pasi nuk e di nëse do jem gjallë.

Jo shumë njerëz e dinë këtë për mua. Doja ta mbaja sekret. Nuk mund të flisja pasi njerëzit më shihnin me keqardhje. Kjo më bënte të ndjehesha akoma më keq.

Në Athinë, dhe në Greqi në përgjithësi, njerëzit janë mendjembyllur. Ndonjëherë më dukej sikur isha në Mesjetë. Nuk mund të gjeja një grup mbështetës apo dikë për të folur në Greqi. Doja të flisja patjetër për këtë. Gjeta nja dy gra me këtë gjendje, por edhe ato u zhdukën se u vinte turp.

Do doja të bëhesha mama në një farë mënyre, biologjike, surrogato apo kujdestare. Një nënë është jo vetëm ajo që të lind, por ajo që kujdeset për fëmijën. Në këtë fazë të jetës, nuk po e mendoj, por ndoshta në të ardhmen do kem fëmijë. I dua fëmijët, do ta shohim. Është kaq çliruese të flasësh për këtë.  Dua të mbështes çdo grua që ka këtë gjendje, për shkak se e di se po kalojnë një ferr. Shumë gra kanë kryer vetëvrasje për këtë. Është depresive. Kam gjetur forcën dhe kurajën për shkak se dua të ndihmoj gratë e tjera në këtë gjendje pasi nëse nuk ndihmojmë njëra-tjetrën, kush do na ndihmojë?

Më jep forcë kur flas për këtë.



Ju sugjerojmë

Dy shenjat më me fat të horoskopit
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 7 Qershor 2025

7 Qershor, 2025 8:29 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 6 qershor 2025

6 Qershor, 2025 8:18 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 5 qershor 2025

5 Qershor, 2025 8:17 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 3 qershor 2025

3 Qershor, 2025 8:12 am
Peshorja arrin kulmin e suksesit, Peshqve u vjen dashuria…
-Jetë dhe Stil

Peshorja arrin kulmin e suksesit, Peshqve u vjen dashuria…

2 Qershor, 2025 7:12 pm
Parashikimi i horoskopit, 30 mars 2025
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 2 qershor 2025

2 Qershor, 2025 8:16 am
Studimi: Videot më virale për shëndetin mendor në TikTok janë dezinformuese
-Jetë dhe Stil

Studimi: Videot më virale për shëndetin mendor në TikTok janë dezinformuese

31 Maj, 2025 10:45 pm
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 29 maj 2025

29 Maj, 2025 8:16 am
Dashuria do të magjepsë çdo shenjë!Meri Shehu tregon se cila do të ndriçojë më shumë
-Jetë dhe Stil

Dashuria do të magjepsë çdo shenjë!Meri Shehu tregon se cila do të ndriçojë më shumë

26 Maj, 2025 8:04 pm
Tre shenjat e zodiakut që dashurohen “kokë e këmbë” që në takimin e parë
-Jetë dhe Stil

Tre shenjat e zodiakut që dashurohen “kokë e këmbë” që në takimin e parë

26 Maj, 2025 6:08 pm
Para
Noizy- modeles: Nuk të lë të dalësh pa bërë 19 herë seks në natë

Noizy- modeles: Nuk të lë të dalësh pa bërë 19 herë seks në natë

Ja sa kushtojnë biletat e miqësores Kosovë- Shqipëri

“Francë 2016”, ja portali dedikuar Kombëtares kuqezi

Sa është vlera e shtëpisë e Ermal Fejzullahut?

Sa është vlera e shtëpisë e Ermal Fejzullahut?

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
7 Qershor, 2025

Këtë të shtunë, vendgrumbullimi i mbetjeve në qytetin e Vlorës është përfshirë sërish nga flakët e zjarrit. Sipas asaj që...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
7 Qershor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferencën e sotme për shtyp, ndër të tjera ka përcjellë një mesazh për...

Lexo më shumë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
7 Qershor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar paraditen e sotme lidhur me  largimin e komandantit të Gardës së Republikës,...

Lexo më shumë

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
7 Qershor, 2025

Fitore me Serbinë, për të harruar disi zhgënjimin e fundit të sezonit me Interin. Kjo është mënyra si Kristjan Asllani...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com