Gjatë protestës së opozitës, policia ka tentuar të shoqërojë në një moment një të ri në sheshin Wilson.
Pas disa përplasjeve, është dashur ndërhyrja e disa deputetëve të opozitës, që protestuesi të lihet i lirë.
Deputetët e Partisë Demokratike dëgjohen të thonë “Lëshojeni djalin”.
Ndërkohë Gazment Bardhi, kreu i Grupit parlamentar të PD-së, akuzoi policinë se po provokon qytetarët.
“Ka një tentativë të policisë për të dhunuar qytetarët. Po shkelin të drejtat Kushtetuese, po dhunohen qytetarët për të mos i lejuar të ushtrojnë të drejtat e tyre për të protestuar”, tha Bardhi.