Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lëreni të qetë Adelën!

2017/11/03 at 10:29 AM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vdekja e gazetares, policia jep detaje: Vuante nga epilepsia

Nga Manjola Bregasi

Lëreni të qetë Adelën! Është ky mendimi i parë që më erdhi që ditën që mësova lajmin e trishtë për largimin nga jeta të një vajze të re, mbi të gjitha kolege. Është ky mendimi që vazhdoi ta kisha përgjatë gjithë asaj dite teksa lexoja aludime për vdekjen e saj, statuse të pafund keqardhjeje, dashurie, hipokrizie e ca më keq akoma komente apo deklarata “mikeshash” që nisën të tregonin pa hezitim se sa pranë i kishin qëndruar në ditët e saj të vështira.

Mu kujtua historia e Belulit, të cilën shqiptarët e dinë mjaft mirë. Mu kujtua pastaj edhe Marigoja e komedisë “14 vjeç dhëndër” që kish lënë një amanet: “T’i hedhë dhè kush nuk i hodhi baltë në jetë”.

E nëse ju kujtohet nga filmi të parët që guxuan ta nderonin Marigonë ishin ata që nuk e respektuan në jetë.

Ndoshta ky nuk është rasti i Adelës, që në fakt respektin e fitoi me punën e saj dhe mënyrën se si sfidoi realitetin nga erdhi, por ky është i rasti tipik i shqiptarëve “të çuditshëm”, që nga vdekja e Adelës u përpoqën të hedhin ca vëmendje më shumë ndaj vetes. Dhe këtu nuk e kam fjalën as për mediat e as për portalet që kanë treguar se në raste të tilla nuk kursehen, por më keq akoma për miqtë dhe kolegët e gazetares e madje edhe për ndonjë politikan, që nuk vonuan të publikonin çdo copëz kujtimi që më shumë se sa homazh për Adelën ishte vëmendje publike për ata vetë. Kuptova se miqtë e vërtetë të saj, ata që iu gjendën pranë në çastet e fundit, folën pak, sepse dhimbja nuk i lejoi dhe dhimbja nuk do protagonizëm.

Vazhdoj të lexoj akoma për Adelën, për shkaqet e vdekjes, për ekspertizë mjeko-ligjore, për atë që i ndodhi dhe atë që nuk i  ndodhi, duke lënduar çdo ditë dhimbjen e familjes së saj.

Lëreni të qetë Adelën, ka mënyra të tjera për të bërë protagonizëm në jetë!/Opinion.al

Ju sugjerojmë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
Kronikë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

8 Qershor, 2025 10:31 pm
Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
Bota

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

8 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
Bota

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

8 Qershor, 2025 9:22 pm
“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
Aktualitet

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

8 Qershor, 2025 8:45 pm
Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
Aktualitet

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës

8 Qershor, 2025 8:25 pm
I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone
Bota

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone

8 Qershor, 2025 7:59 pm
“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit
Aktualitet

“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit

8 Qershor, 2025 7:53 pm
“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump
Bota

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump

8 Qershor, 2025 7:31 pm
Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë
Bota

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë

8 Qershor, 2025 7:01 pm
Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Para
SHISH blen pajisje për të zbuluar përgjuesit në makinë

Konspiracioni/"Visho Ajazi i lidhur me agjenten ruse Olga"

A mund të përjetojnë femrat orgazëm në gjumë? Ja çfarë thotë shkenca

A mund të përjetojnë femrat orgazëm në gjumë? Ja çfarë thotë shkenca

Vasili për kthimin e vizave: Rama diplomaci koreano-veriore, kthimi i vizave situatë serioze

LSI thirrje publike ambasadorëve Lu dhe Vlahutin: Pse nuk flisni? Çfarë po prisni?

TE FUNDIT

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
8 Qershor, 2025

Tre shtetas shqiptarë, një prej të cilëve nën hetim nga SPAK, kanë rënë në prangat e policisë greke në një...

Lexo më shumë

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
8 Qershor, 2025

Qytetarët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor kanë prioritete dhe pikëpamje të ndryshme jetësore, tregon një anketë e Eurobarometrit,...

Lexo më shumë

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
8 Qershor, 2025

Çfarë është Garda Kombëtare dhe si funksionon? Garda Kombëtare është një forcë ushtarake e veçantë e Shteteve të Bashkuara që...

Lexo më shumë

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
8 Qershor, 2025

Lavdia ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” bashkëshortin, Klitin për shkak të një mosmarrëveshjeje pronësie.  Ajo thotë se jetonnë të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com