Gazeta më e madhe sportive franceze L’Equipe I ka kushtuar një vëmendje të posaçmen fundit të ndeshjes Francë Shqipëri. Me titullin “Skuadra franceze fiton në extremis kundër Shqipërisë dhe kualifikohët për më tej”. L’Equipe shkruan: “Gjelave nuk u mungon frymëzimi ndaj Shqipërisë dhe në fund Blutë fitojnë 2-0 me gol të Griezman dhe Payet. Skuadra franceze do të jete e pranishme më turin e dytë të Europianit.
Katër ditë pas suksesit kundër Rumanisë 2-1, skuadra franceze ka fituar edhe njëherë në fund të lojës, këtë herë në Marsejë. Antoine Griezman dhe Dimitri Payet i kanë dhënë fitoren në minutën e ’90 dhe 96. Skuadra e Didier Deshampas, me këtë rezultat do të përfundojë e para ose e dyta në grupin A.