Majdanozi është një prej bimëve më të përdorura në kuzhinë. Ai i shton shijen ushqimeve, por ka edhe vlera të pabesueshme për shëndetin.
Është i pasur me hekur, por edhe me vitamina dhe antioksidues që promovojnë detoksimin e trupit.
Si të përgatisni një lëng me majdanoz kundër anemisë? Ja receta:
Përbërësit: 1 grusht majdanoz; Lëngu nga 1 limon; 1 gotë ujë (200 mL). Si ta përgatisni: Pastroni majdanozin mirë. E copëtoni në disa pjesë.
E vendosni në blender dhe shtoni lëngun e limonit, së bashku me ujin. I përzieni për disa minuta. E pini menjëherë, preferohet para kafjallit.