Nxënësit e shkollës “Adem Gjeli” në Fushë-Krujë janë evakuuar. Dyshohet se në shkollë u hodh një lëndë që krijoi probleme. Mësohet se nxënësit kanë probleme me frymëmarrjen.
Priten inspektorët e shëndetit publik nga Tirana për të sqaruar më tej ngjarjen dhe lëndën që ka shkaktuar këtë problem.