Lëkundje tërmeti janë regjistruar në orët e para të mëngjesit në vendin tonë.
Sipas raportimeve të EMSC, tërmeti me magnitudë 4.1 i shkallës Rihter ka rënë rreth orës 03:50 duke u ndjerë në Vlorë dhe rrethinat e saj.
Epiqendra ka qenë 14 kilometra në jugperëndim të Vlorës.
Fatmirësisht lëkundja ka qenë e lehtë dhe nuk bëhet fjalë për dëme apo të lënduar.