Lëkundje tërmeti janë regjistruar mesditën e sotme në Tiranë.
Sipas të dhënave sizmiologjike, tërmeti ka qenë me magnitudë 3.2 i shkallës Rihter.
Epiqendra e tërmetit raportohet të ketë qenë në Shëngjergj.
Nga tërmeti nuk ka raportime për persona të lënduar apo dëme materiale.