Mediat lokale dhe korrespondentët e mediave kombëtare në qytetin e
Shkodrës kanë bojkotuar festën e 103-vjetorit të policisë në Shqipëri,
festë e cila u mbajt edhe në drejtorinë vendore të policisë së Shkodrës.
Ka qenë një bashkim unanim i gazetarëve për të bojkotuar jo vetëm këtë
aktivitet të 103-vjetorit të krijimit por edhe aktivitete të tjera që
lidhen me policinë e Shkodrës. Shkak për këtë bojkot që në fakt nuk ka
ndodhura ndonjëherë më parë në këtë lloj mënyre janë bërë disa raste të
përsëritura të sjelljeve dhe abuzimeve të policëve me gazetarët dhe
kameramanët e terrenit. Rasti më i fundit është shoqërimi i
kameramanit të televizionit Rozafa Kristian Troshani pa asnjë arsye.
Pavarësisht reagimit të fortë mediatik, policia nuk ka sjellë asnjë lloj
komunikate për të sqaruar ashtu siç edhe në rastet e mëparshme.