Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Lekët e shpronësimit jepja ndërtuesit për shtëpi”, këshilla e zyrtarit të bashkisë

2023/06/19 at 9:07 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Lekët e shpronësimit jepja ndërtuesit për shtëpi”, këshilla e zyrtarit të bashkisë

“Stop” ishte në qytetin e Vlorës, për një ankesë të zonjës Tatjana Hoxha.

Ajo tregoi se prej 30 vitesh banonte në një pallat që u shemb në 1 Qershor 2023. Tatjana thotë se në vitin 2010,  firma “Cobo Sh.p.k” dhe “Hanxhari Sh.p.k” kërkuan leje ndërtimi për pallat.

Firma Cobo e fitoi të drejtën ndaj u prish në atë kohë 1/4 e pallatit. Firma ‘Hanxhari Sh.p.k’ nuk e përdori lejen e atëhershme dhe pas 10 vitesh e rifreskoi lejen në gjykatë.

Zonjës Tatjana, përveçse nuk iu komunikua data e prishjes së banesës, iu tha se shtëpinë e saj e kapte projekti i rrugës, që do të ishte aty. Ndërkohë zonja shpjegon se nuk e kap rruga, por pallati dhe rruga do të ndërtohet në funksion të pallatit.

“Banorët e tjerë kanë marrë nga ndërtuesi, vetëm unë kam mbetur pa marrë dhe isha pa asnjë lloj njoftim, asnjë lloj lajmërimi. Banesa është shprehur më 1 Qershor. Jam jashtë kësaj shtëpie dhe nuk më është dhënë asnjë mundësi se ku mund të jetoj”, tha gruaja.

Marrëveshja e fundit ku zonja do të përfitonte një sipërfaqe të caktuar dhe do të paguante për metrat katrorë shtesë, nuk u realizua, pasi nuk iu vu në dispozocion asnjë dokument, që zonja të krijonte siguri.

Përgjegjësi i buxhetit: Ai me ju duhet të bëjë marrëveshje! Nuk diskutohet, që do bëjë marrëveshje, se nuk ju nxjerr dot në rrugë, sepse e ka ligji të përcaktuar këtë gjë.

Qytetarja: Po shpronësimi?

Përgjegjësi i buxhetit: Dhe me shpronësim nuk ju nxjerr dot në rrugë, sepse sado me atë vlerë, nuk merrni dot shtëpi. Teknikisht, shpronësimi nuk miratohet, po s’bëri marrëveshje me ju. Do vijë, se e detyron ligji të flasë me ju. Ne leje s’kemi zbardhur dhe as nuk kemi për ta zbardhur, po nuk bëri marrëveshje me ju.

Ndërkohë ish-shefi i Urbanistikës në Bashkinë e Vlorës, i ofron një marrëveshje, duke e këshilluar që lekët e shpronësimit, t’ia japë ndërtuesit dhe të përfitojë apartament.

Ish-shefi i Urbanistikës: Mos keni ndonjë gjiton tuajin këtu, apo jo? Se s’dua të na dëgjojë njeri! Këtë shpronësimin, që do marrësh do ta merrni dhe t’ia jepni këtij, që do bëjë pallatin e ri! Është vetëm për ty.  Lekët, që do marrësh, do marrësh 34 milionë, sa do marrësh…

Qytetarja: Domethënë, do marr të njëjtën sipërfaqe, që unë kam?

Shefi i buxhetit Bashki: Po! Siç e ke tani. Po nuk do ta diskutosh me asnjë nga këta të tjerët! Sepse hapet loja edhe… Ata nuk u ankuan, sepse normalisht ajo është me ligj.

Qytetarja shkon në zyrën e Inspektoratit të Ndërtimit Vlorë dhe kërkon shkresën e njoftimit për prishjen e pallatit, por i tregohet një shkresë me protokollin e bashkisë.

Qytetarja: U kam bërë kërkesë edhe tjetër, që nëse e keni juve ndonjë njoftim apo jo. A mund të ma jepni atë njoftimin? U kam bërë në kërkesë shumë gjëra. A më keni kthyer përgjigje? Më jep shkresën të lutem, që unë do shpronësohesha në datën 1 (Qershor). A më the, që do të njoftoj për çdo gjë?

Punonjësja: Po!

Qytetarja: Ku është njoftimi?

Punonjësja: Me sa di unë, ua kam bërë njoftimin.

Qytetarja: Ku? Më jep numrin e protokollit!

Punonjësja: Ja do ta jap numrin e protokollit!

Qytetarja: Sepse posta më thotë mua s’ka asnjë shkresë, ti më thua mua je njoftuar. Unë dua numrin e protokollit, që e ke nisur ti në postë!

Punonjësja: Ky është njoftimi!

Qytetarja: Çfarë njoftimi është ai? Moj ti më jep atë, që ke nisur në postë, jo të ma japësh tani! Atë, që ke nisur në postë!

Punonjësja: Këtë kam unë!

Qytetarja: Ah s’ke njoftimin, atëherë s’ke njoftim. Unë nuk kam dërguar gjë. Kaq thuaj!/ Tv Klan

Ju sugjerojmë

QUINT-Klasës politike në Kosovë: Status quo-ja aktuale nuk i sjell dobi askujt
Rajoni

QUINT-Klasës politike në Kosovë: Status quo-ja aktuale nuk i sjell dobi askujt

13 Maj, 2025 2:56 pm
KAS pranon kërkesën e PS-së: Nuk do të ketë veçim të votave të Greqisë!
Aktualitet

KAS pranon kërkesën e PS-së: Nuk do të ketë veçim të votave të Greqisë!

13 Maj, 2025 2:49 pm
Merret peng 31-vjeçari, mbahet në makinë e dhunohet/ Policia arreston autorin
Kryesore

Merret peng 31-vjeçari, mbahet në makinë e dhunohet/ Policia arreston autorin

13 Maj, 2025 2:41 pm
Partia ‘Mundësia’ denoncon: Po i shpallin të pavlefshme fletët e votimit nga ngjyra!
Aktualitet

Partia ‘Mundësia’ denoncon: Po i shpallin të pavlefshme fletët e votimit nga ngjyra!

13 Maj, 2025 2:34 pm
“Vërshuan nga ajri, toka e deti për të votuar”/Berisha:Mirënjohje mijëra shqiptarëve
Kryesore

A do të japë dorëheqjen? Kreu i PD, Berisha: Statuti do të respektohet, por..

13 Maj, 2025 2:26 pm
Protesta në ditën e samitit/Berisha: Miqtë që vijnë, të dëgjojnë zërin e popullit
Aktualitet

Protesta në ditën e samitit/Berisha: Miqtë që vijnë, të dëgjojnë zërin e popullit

13 Maj, 2025 2:14 pm
Tirana pret Samitin e Komunitetit Politik Europian/ Berisha: Në protestë më 16 maj!
Aktualitet

Tirana pret Samitin e Komunitetit Politik Europian/ Berisha: Në protestë më 16 maj!

13 Maj, 2025 2:03 pm
“Rama firmosi 100 euro një votë”/Berisha: PS, zyra ilegale pranë qendrave të votimit
Kryesore

Zgjedhjet e 11 majit, Berisha: Më të grabitura në histori, u diktuan nga krimi

13 Maj, 2025 1:57 pm
Samiti Europian në Tiranë më 15-16 maj/Policia njofton: Ja rrugët që do të bllokohen
Aktualitet

Samiti Europian në Tiranë më 15-16 maj/Policia njofton: Ja rrugët që do të bllokohen

13 Maj, 2025 1:56 pm
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Aktualitet

Tiranë/ Përplasen vëzhguesit gjatë numërimit të votave në një KZAZ, ndërhyn policia

13 Maj, 2025 1:40 pm
Para
Ky është agresori që i shkaktoi tre të qepura Bebe Rexhës

Ky është agresori që i shkaktoi tre të qepura Bebe Rexhës

Xhaçka pret në takim Kim: E trishtueshme të shohësh një mike të mirë të largohet

Xhaçka pret në takim Kim: E trishtueshme të shohësh një mike të mirë të largohet

Goditën e kyçën gazetaren dhe operatorin, noterja e bashkëshorti në gjykatë

Goditën e kyçën gazetaren dhe operatorin, noterja e bashkëshorti në gjykatë

TE FUNDIT

QUINT-Klasës politike në Kosovë: Status quo-ja aktuale nuk i sjell dobi askujt

QUINT-Klasës politike në Kosovë: Status quo-ja aktuale nuk i sjell dobi askujt
13 Maj, 2025

Ambasadorët e vendeve më të industrializuara, të njohur si vendet e QUINT-it  të kërkuan nga klasa politike në Kosovë që...

Lexo më shumë

KAS pranon kërkesën e PS-së: Nuk do të ketë veçim të votave të Greqisë!

KAS pranon kërkesën e PS-së: Nuk do të ketë veçim të votave të Greqisë!
13 Maj, 2025

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve në KQZ ka pranuar kërkesën e PS, duke vendosur kështu mosveçimin e votave të diasporës nga...

Lexo më shumë

Merret peng 31-vjeçari, mbahet në makinë e dhunohet/ Policia arreston autorin

Merret peng 31-vjeçari, mbahet në makinë e dhunohet/ Policia arreston autorin
13 Maj, 2025

Një 31-vjeçar në Tiranë është marrë peng për disa orë në një makinë dhe është dhunuar. Si rezultat i veprimeve...

Lexo më shumë

Partia ‘Mundësia’ denoncon: Po i shpallin të pavlefshme fletët e votimit nga ngjyra!

Partia ‘Mundësia’ denoncon: Po i shpallin të pavlefshme fletët e votimit nga ngjyra!
13 Maj, 2025

Një denoncim është raportuar ditën e sotme nga partia "Mundësia". Përmes një njoftimi, thuhet se në KZAZ 40, në Shkollën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com