Një poster gjigant është vendosur në hyrje të ambienteve ku do të zhvillohet mbledhja e kryeministrit Edi Rama me deputetët e grupit parlamentar të PS.
Siç shihet edhe në foto, posteri paraqet kryeministrin Rama i cili rrethohet nga një numër i lartë qensh që janë duke lehur, ndërsa në fund të saj shkruhet:
Lehjet e fundit para se Shqipëria të hyjë në Europë.
Në poster duket Rama me një libër në dorë, i rrethuar nga qen që lehin, ndërsa poshtë është shkruar “Lehjet e fundit para se Shqipëria të hyjë në Europë”.
Kujtojmë se do të jetë Niko Peleshi, Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, ai që do të mbajë fjalën hapëse gjatë takimit të sotëm që po zhvillohet në Elbasan.