Largimi i Shkëlzen Gashit nga Bazel është pothuajse i sigurt pasi lojtari nuk ka minutat dhe aktivizimin që dëshiron, pasi ai kërkon të luaj vazhdimisht, për shkak se Euro 2016 po afron dhe duhet te jetë në formë optimale për të dhënë më të mirën e tij në këtë kompeticion madhor.
Sipas “Blick” Gashi mund të transferohet në SHBA ku ka disa oferta për të. Në SHBA Gashi mund ta ketë të sigurtë një vend titullari, gjë që është shumë e nevojshme për yllin Kuq e Zi.
Për Gashin ka disa oferta dhe nga Kina por sipas “Blick” Gashi preferon të luaj në SHBA.
Shumë shpejt do mësojmë dhe “zyrtarisht” stacionin e radhës në karierën e “bomberit” Kuq e Zi