Rijeka e Bekim Balajt dhe Odise Roshit është rikthyer përkohësisht e para, pas fitores 0 – 2 në fushën e NK Zagrebit.
Lojtarët e Kombëtares janë aktivizuar në pjesën e dytë. Balaj hyri në fushë në minutën e 70’, ndërsa Roshi në të 79’.
Kuqëzinjtë nuk u shfaqën të rrezikshëm në portën kundërshtare.
Rijeka tani duhet të presë rezultatin e takimit Dinamo e Zagrebit Inter Zapreshiç, që do të zhvillohet të shtunën. Diferenca mes tyre për momentin është 1 pikë. Kampionati kroat ka mbërritur në javën e 21.