Kurat për shërimin e ngadaltë të Michale Schumacher mësohet se kushtojnë 10 milionë euro në vit. Kjo është bërë e ditur nga shtypi anglez, që ka shkruar se për ish-kampionin e Formula 1 shpenzohen 191 mijë euro në javë, për një total prej 10.2 milionë eurosh në vit. Një shifër e konsiderueshme, por që mund të përballohen nga familja Schumacher për shkak të pasurisë së madhe që ish-piloti gjerman ka grumbulluar gjatë karrierës së tij të jashtëzakonshme.
Kohët e fundit Luca di Montezemolo, ish-presidenti i Ferrari-t, ka folur për gjendjen e Michael Schumacher, i aksidentuar në 20 dhjetor të 2013-ës në një pistë për ski, ka thënë se: “Marr lajme vazhdimisht për Schumacher dhe fatkeqësisht këto lajme nuk janë pozitive”.