Bayern Munich do të ndeshet në gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve me Atletico Madrid, skuadër e cila mundi kampionen në fuqi të Europës, Barcelonën, në raundin çerekfinal. Rud Gullit tha se të katër ekipet e kanë merituar të jenë në këtë “stacion” të Champions-it, por shtoi se në finale pret të luajë Real Madrid dhe Bayern Munich. “Unë mendoj se Real Madrid dhe Bayern Munich do të mbërrijnë në finale, që do të ishte një përplasje e madhe, – ka thënë Gullit.
Kjo është një gjë e madhe për Manchester City, që është në gjysmëfinale, sepse ka luftuar në Ligën e Kampionëve për një kohë të gjatë, të gjatë, me ekipin dhe paratë që ka shpenzuar. Atletiko Madrid është një ekip i vështirë për t’u mundur, por unë mendoj se në finale do të mbërrijë Bayern Munich kundër Real Madridit.” Gullit tha, gjithashtu, se Pep Guardiola do të jetë i dëshpëruar për ta fituar Ligën e Kampionëve me Bayernin, duke i shtuar vetes edhe një medalje tjetër para se të niset për te Manchester City.
Holandezi tha se “qytetarët” do të përfitojnë nga kjo uri sezonin e ardhshëm. “Ky mund të jetë i njëjti skenar, kur Pep erdhi në krye të Bayern Munich. Ai është duke shkuar në një ekip, që është i dëshpëruar për të fituar Ligën e Kampionëve, çka do të jetë e vështirë, – ka shtuar Gullit. – Arsyeja pse Guardiola shkoi te Bayern Munich ishte fitimi i Ligës së Kampionëve, pasi bavarezët e fitojnë kampionatin në Gjermani me cilindo trajner.”