Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përmes një postimi në rrjetet sociale ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama.
Basha teksa ka postuar një video, shkruan se Rama premtoi legalizime falas, por shkatërroi banesa duke nxjerrë fëmijë dhe të moshuar në mes të katër rrugëve.
Kryedemokrati shprehet në reagimin e tij se kryeministri ka dhunuar dhe mashtruar qytetarët dhe se për këtë arsye ai duhet të largohet.
Reagimi
Premtoi legalizim falas por shkatërroi qindra banesa dhe nxorri mijëra fëmijë dhe të moshuar në mes të katër rrugëve. Për të vjedhur paratë e taksave dhe grabitur pronat e tyre, Edi Rama mashtroi dhe dhunoi shqiptarët. Vetëm largimi i Hajdutit Psiqik dhe bandës së tij sjell siguri, mirëqenie dhe punësim për çdo familje shqiptare. #RamaIk #HajdutiPsiqik #ShqipëriaSiEuropa/ Opinion.al E.Xh.