Biznesmeni Lefter Sota përmes një memo-je dërguar Prokurorisë për Krime të Rënda shprehet se paratë e sekuestruara janë të tijat. Memoja është dërguar pas nisjes së hetimeve nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për burimin e 863 mijë eurove të gjetura në makinën e të birit, Orest Sota. Bashkë me shumën e parave në automjet u gjetën edhe dy leje lundrimi të Saimir Tahirit, që Orest Sota thotë se mund t’i ketë harruar shoferi i ish-ministrit të Brendshëm. Biznesmeni i njohur Lefter Sota shprehet në memo se disponon pasuri, kontrata sipërmarrje,llogari bankare dhe numrat e faturat e shit blerjes.