Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lefter Koka kundër Petrit Vasilit, mbetjet përçajnë LSI

2017/11/26 at 11:41 AM
në Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Lefter Koka kundër Petrit Vasilit, mbetjet përçajnë LSI

Strategjia e Kryeministrit Rama për të vënë në plan të parë djegien e mbetjeve, si mënyra më e mirë e eleminimit të tyre është kundërshtuar nga LSI dhe në një postim të Petrit Vasilit në FB është parë si një gjetje tërësisht e gabuar.


Vasili e mbështet argumentin e tij edhe në një qëndrim të përfaqësuesit të GIZ lidhur me këtë çështje, gjatë një interviste në DW.

“Kryeministri skandal me inceneratoret e mbetjetjeve, po GIZ-i gjerman qe e kundershton, kazan eshte?”. Kështu shkruan Vasili në postimin e tij.

Por vetëm pak minuta më pas, një tjetër emër i rëndësishëm i LSI, ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka shprehet krenar për këto impiante, të cilat sipas tij përdoren edhe në vende shumë të zhvilluara, siç është Viena që ai përmend duke mbeshtetur në këtë mënyrë nismën e Kryeministrit dhe duke kundërshtuar qëndrimin e Vasilit, ben me dije Opinion.al.

Djegie apo landfille? Përfaqësuesit e LSI-së me sa duket në këtë pikë nuk bien të gjithë dakord.

Më poshtë statuset e plotë të Vasilit dhe Kokës:

 

Postimi i Petrit Vasilit 

Kryeministri skandal me inceneratoret e mbetjetjeve, po GIZ-i gjerman qe e kundershton, kazan eshte?

Strategjia e trajtimit te mbeturinave duke vene ne plan te pare djegjen (incenerimin) eshte teresisht e gabuar, sigurisht qe kjo eshte bere me qellim.

Kryeministri s’ka lene vend duke folur dhe inauguruar kete medemek kryeveper, qe e ka gjetur vetem ai.

Kryeministri e ka kapur me qellim per bishti problemin shume te rende te mbetjeve. Ai po zbaton te paren ate qe duhet te bente te fundit. Kjo e fut ne rrugen me te keqe trajtimin e mbetjeve, gje qe e demton rende vendin per sot dhe per dhjetra vjet ne te ardhmen.

GIZ dhe qeveria gjermane e thone qarte, po ku degjon shkollepaku?
Shoqëria gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar, e njohur ndryshe si GIZ, ka hedhur kritika të forta mbi qeverinë shqiptare për ndërtimin e inceneratorëve në disa rrethe të vendit.

“Incenerimi, një proces që kthen mbetjet në energji është zgjidhja e fundit. Fatkeqësisht më duhet të them që investimet më të mëdha po shkojnë në pikat që kanë më pak prioritet,” është shprehur Hermann Plumm për Dwelle.

“Ne si GIZ dhe shumë donatorë të tjerë në Shqipëri do të dëshironim të mbështesnin qeverinë dhe bashkitë që të krijojnë një sistem që fillon nga fillimi dhe jo nga fundi i hierariksë,” ka deklaruar Plumm.

 

 

Postimi i Lefter Kokës

Të nderuar Miq,
Mbas shumë vitesh shpërdorim në formë grantesh dhe kredish që përfundonin në prodhim masiv letrash, pa asnjë produkt konkret, në vitin 2013, Qeveria Shqiptare nëpërmjet Ministrisë së Mjedisit dhe në bashkëpunim me disa prej bashkive kryesore në vend morri një vendim të drejtë dhe të rëndësishëm, për t’i dhënë fund njëherë e mirë problemit të depozitimit dhe trajtimit të mbetjeve.

Nëse deri dje shpenzoheshin dhjetra e qindra milionë euro, të siguruara në formë grantesh apo kredish për të prodhuar letra apo ndërtuar tek tuk ndonje pseudo-landfill, që përvec kostos impresionuese të ndërtimit kërkonte prej bashkive tarifa depozitimi të papërballueshme për to, sot kemi një realitet krej të ri.

Pseudolandfillet – Jetëgjatësi deri në 10 vjet, kosto e lartë ndërtimi, tarifa depozitimi të papërballueshme nga bashkitë; pas 10 vitesh duhet ndërtuar landfill i ri për shkak të tejmbushjes duke e kthyer Shqipërine në nje varrezë landfillesh.

Impiantet e Prodhimit ë Energjise nga Mbetjet – Jetëgjatësi +50 vjet, kosto ndërtimi më e ulët se ajo e zbatuar abuzivisht në disa qarqe të vendit për pseudo landfille, ZERO tarifë depozitimi për bashkitë, emetimet në ajër 10 herë më të ulëta se standardet e Bashkimit Europian, teknologjia e përdorur edhe më e avancuar se ajo e impiantit të prodhimit të energjisë nga mbetjet që ndodhet aktualisht në mes të kryeqytetit të Austrisë, Vienës.
Pas 7 vitesh këto vepra unike inxhinierike i kalojne 100% në pronësi dhe administrim bashkive. Të ardhurat nga shitja e energjisë, bashkitë do të mund t’i përdorin për investim në pastrim dhe infrastrukturën e riciklimit.

Krenar për këto impiante, I keqardhur për çdo miop që dëshiron ta shohë Shqipërinë varrezë masive landfillesh.

Etiketa: inceneratoretKOKAlandfilletmbetjetvasili


Ju sugjerojmë

VIDEO/ Presidenti i Nigerisë rrëzohet gjatë takimit me Erdogan
Bota

VIDEO/ Presidenti i Nigerisë rrëzohet gjatë takimit me Erdogan

27 Janar, 2026 9:07 pm
Trump: Mendoj se po i afrohemi paqes në Ukrainë
Bota

Trump: Irani dëshiron marrëveshje

27 Janar, 2026 8:48 pm
Kodin Penal, Lamallari: Dekriminalizimi i “shpifjes” për gazetarët, mbrojtje e…
Kryesore

Kodin Penal, Lamallari: Dekriminalizimi i “shpifjes” për gazetarët, mbrojtje e…

27 Janar, 2026 8:46 pm
Dy vrasje dhe protesta, Trump tërhiqet nga Minneapolis
Bota

Dy vrasje dhe protesta, Trump tërhiqet nga Minneapolis

27 Janar, 2026 7:56 pm
Kryeministri britanik tallet me Macron, del në skenë me syze
Bota

Kryeministri britanik tallet me Macron, del në skenë me syze

27 Janar, 2026 7:01 pm
Ish-Sekretarja e Brendshme britanike Braverman, bashkohet me ekstremin e djathtë
Bota

Ish-Sekretarja e Brendshme britanike Braverman, bashkohet me ekstremin e djathtë

27 Janar, 2026 6:56 pm
SPAK dërgon për gjykim 10 persona të akuzuar për trafik ndërkombëtar kokaine
Kronikë

SPAK dërgon për gjykim 10 persona të akuzuar për trafik ndërkombëtar kokaine

27 Janar, 2026 6:55 pm
Pasuri, borxhe dhe 5 emra të mundshëm, enigma e trashëgimisë së Valentino Garavanit
InstaBIZ

Pasuri, borxhe dhe 5 emra të mundshëm, enigma e trashëgimisë së Valentino Garavanit

27 Janar, 2026 5:52 pm
Ishin nisur drejt Lionit, tifozët grekë aksidentohen në Rumani, vdesin 6 prej tyre
Bota

Ishin nisur drejt Lionit, tifozët grekë aksidentohen në Rumani, vdesin 6 prej tyre

27 Janar, 2026 3:41 pm
Protesta e PD, Gjykata jep vendimin për 19 të arrestuarit
Kronikë

Protesta e PD, Gjykata jep vendimin për 19 të arrestuarit

27 Janar, 2026 3:40 pm
Para
Kujdes me planet në fundjavë! Ja çfarë parashikohet për motin

Shi dhe borë, bëhuni gati për dimrin e vërtetë 

Policia në operacion për ndalimin e Eskobarit të Ballkanit, ja cfarë gjen nga kontrolli në shtëpi  

Balili, dëshmi tronditëse për Tahirin, Ramën dhe Gjiknurin. Berisha publikon mesazhin 

Djalin do ta quajnë Luçifer, Egla Harxhi rrëfen lidhjen e saj treshe në Libofshë

Djalin do ta quajnë Luçifer, Egla Harxhi rrëfen lidhjen e saj treshe në Libofshë
















TE FUNDIT

VIDEO/ Presidenti i Nigerisë rrëzohet gjatë takimit me Erdogan

VIDEO/ Presidenti i Nigerisë rrëzohet gjatë takimit me Erdogan
27 Janar, 2026

Presidenti i Nigerisë, Bola Ahmed Tinubu, pësoi një incident gjatë ceremonisë së mirëseardhjes në Ankara, ku po zhvillon një vizitë zyrtare...

Lexo më shumë

Trump: Irani dëshiron marrëveshje

Trump: Mendoj se po i afrohemi paqes në Ukrainë
27 Janar, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se Irani dëshiron të arrijë një marrëveshje me Washingtonin, në një kohë kur SHBA-ja...

Lexo më shumë

Kodin Penal, Lamallari: Dekriminalizimi i “shpifjes” për gazetarët, mbrojtje e…

Kodin Penal, Lamallari: Dekriminalizimi i “shpifjes” për gazetarët, mbrojtje e…
27 Janar, 2026

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, prezantoi në Kuvend projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7895, datë 27.01.1995...

Lexo më shumë

Dy vrasje dhe protesta, Trump tërhiqet nga Minneapolis

Dy vrasje dhe protesta, Trump tërhiqet nga Minneapolis
27 Janar, 2026

Presidenti amerikan, Donald Trump, tregoi shenjat e para të zbutjes në luftën ndaj emigrantëve të paligjshëm. Një zyrtar i lartë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com