Ledion Liço djeg shaminë e Beqarit duke bërë që të ngrejë në valle edhe vjehrrën e tij, Vjolla Hoxhën.
Revista Who shkruan se gjatë festës së 18 vjetorit të Top Albania Radios, Ledioni I ka kërkuar aktorit Salsano Rapi që të këndonte “Shaminë e Beqarit”.
Salsano nuk ka dashur të nxitohet dhe i është përgjigjur se duhet të marrë leje nga “e madhja” (Vjollca Hoxha).
Siç tregojnë të pranishmit, në këtë çast Presidentja e Top Medias është ngritur duke qeshur dhe të gjithë ia kanë marrë valles, shkruan “who”.