Lazarati i njohur për shumë vite për kultivimin e hashashit, tani po gjen mundësinë për të zhvillura legjendat e tij në atraksione turistike.
Mendimi u ka lindur dy banorëve të këtij fshati të cilët në bashkëpunim me Universitetin e Gjirokastrës, kanë përgatitur një guidë turistike, ku vizitorët vendas dhe të huaj mund të vizitojnë fshatin ku deri një vit më parë ishte e pamundur të shkelje
Madje për këtë qëllim është hapur edhe një kurs për të trajnuar profesionistë të guidës, ku trajnuesit kryesisht studentë, kanë marrë njohuri bazë nga një program i miratuar së fundi nga Ministria e Kulturës.