Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Lavdrim Muhaxheri, xhelati i Ballkanit, ka mbërritur në Kosovë”

2016/12/26 at 5:43 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Lavdrim Muhaxheri, xhelati i Ballkanit, ka mbërritur në Kosovë”

Mundja e ISIS në fushën e luftës dhe rrudhja e zonave të terroristëve, janë duke shtyrë luftëtarët e haj që të rikthehen dhe të ndryshojnë shënjestrat e tyre. Objektivi: Evropa.


Nga Marco Pacini

Janë duke u rikthyer me qindra. Nga Siria, Iraku. Mundja e ISIS në fushën e luftës dhe rrudhja e zonave të terroristëve, janë duke shtyrë luftëtarët e haj që të rikthehen dhe të ndryshojnë shënjestrat e tyre. Objektivi: Evropa. Kontinentin e vjetër kërkojnë ta godasin në zemër, sipas deklaratave dhe strategjive të bëra publike nëpër rrjete nga krerët e Shtetit Islamik, pas humbjeve të rënda të pësuara muaj e fundit.

Shumë prej xhihadistëve të kthyer janë ballkanas. Disa prej tyre kapen e izolohen. Por më së shumti nuk gjendjen nga antiterrorizmi sepse mbrohen nga një rrjet që ka bazën në Ballkan.

I kërkuari numër 1 quhet Lavdrim Muhaxheri i njohur edhe me emrin “Kasapi i Ballkanit”, i njohur sidomos për terrorin e shpërndarë nëpër rrjet në vitin 2014, kur 29-vjeçari, shqiptar nga Kosova postonte pamje dhe foto të atyre që ai i emërtonte si “tradhtarë”, transmeton Syri.net.

Muhaxheri, i njohur edhe me emrin Abu Abdullah al-Kosova, është konsideruar prej kohësh si një nga krerët e ISIS, pas një ngjitje si kreu i Brigadës Ballkanike të xhihadistëve dhe që shumë herë është thënë se ka ndërruar jetë në Siri.

Por në gushtin e kaluar ai u bë i gjallë dhe duke buzëqeshur me një Kallashnikov në dorë.

Por ajo që është më e keqja, sipas asaj që i rezulton L’Espressos, nga burimet e shërbimeve sekrete italiane në Kosovë është se “kasapi i Kaçanikut” (një qytet i vogël në Kosovë, në kufi me Maqedoninë i njohur si qendër e xhihadistëve) prej disa muajsh është kthyer në vendin e tij, në Kosovë së bashku me rreth 300-400 anëtarë të Kalifatit Islamik.

Mbërritja në Kosovë e Lavdrim Muhaxherit duket se është nga Maqedonia në mes të muajit nëntor. Pas kësaj, drejtuesit e shërbimeve sekrete kanë vënë në punë AKI- Agjencinë Kosovare të Inteligjencës si dhe njësitë e antiterrorizmit në Shqipëri, Maqedoni e Kosovë.

Por xhelati duket se i ka humbur gjurmët sërish.

Rikthimi i Muhaxherit në Ballkan, sipas shërbimeve sekrete italiane është konsideruar si një kërcënim shumë serioz jo vetëm për zonën ballkanike por edhe për shumë vende të Europës, ku lideri xhihadist nga Kosova (i futur në listën globale të terroristëve nga SHBA në 2014), ka shumë kontakte dhe është në gjendje që të godasë.

Rrjeti xhihadist i “kasapit” është shumë i degëzuar. Por jo vetëm kaq: Muhaxheri ka një njohje shumë të mirë të armikut të tij, sepse para se të bëhej një nga krerët e xhihadistëve, ka punuar në bazën amerikane të Bondsteel në Kosovë dhe para kësaj ka punuar për NATO-n në Afganistan.

“Lavdrim Muhaxheri është një kërcënim”, shkruante në titullin e tij kryesor, BalkanInsight në 18 nëntor, menjëherë pas arrestimit të 19 terroristëve që ishin duke përgatitur sulme terroriste në Shqipëri e Kosovë. Në qendër të sulmeve terroriste në fakt ishte të bëhej një shpërthim eksplozivi gjatë ndeshjes ndërkombëtare Shqipëri-Izrael që do të luhej në Shkodër.

Por pikërisht këto sinjalizime dhe mbërritja e Muhaxherit në Kosovë, vunë në alarm gjysmën e agjencive sekrete të botës, të cilat shmangën një nga ngjarjet që mund të ishte ndër më të përgjakshmet e viteve të fundit.

Të arrestuarit, sipas burimeve nga policia kosovare, ishin koordinuar nga Lavdrim Muhaxheri që nga Siria ku ai ndodhej. Por në ditët kur u zhvillua aksioni, një nga krerët e ISIS me origjinë nga Kaçaniku, ishte rikthyer në shtëpi. E ka mundësi që Muhaxheri nuk është nisur më për në Siri, duke parë edhe lidhjet e tij me Italinë.

Në dhjetorin e vitit 2015 gjatë operacionit të koduar “Van Damme” u shkatërrua celula terroriste që operonte mes Italianë e Kosovës dhe që si kreun e saj kishte Samet Imishtin, që banonte mes Breshias dhe Kosovës.

Në shtëpinë e të arrestuarit në Kosovë, u gjetën prova të lidhjeje pikërisht të tij me Muhaxherin, sipas asaj që shkruante Il Giornale.

“Kasapi” i ri ishte gati për të zbatuar urdhrat dhe të niste një luftë të shenjtë vetëm në Evropë, pikërisht me egërsinë që ka treguar në rrjetet sociale dhe me autoritetin e tij donte të shpallte një Kalifat të ri.

 



Ju sugjerojmë

Rubio:SHBA-ja dhe Rusia kanë shkëmbyer ide të reja për bisedimet për paqe në Ukrainë
Bota

Rubio:SHBA-ja dhe Rusia kanë shkëmbyer ide të reja për bisedimet për paqe në Ukrainë

10 Korrik, 2025 4:38 pm
Modric firmos për një vit me Milan
Sport

Modric firmos për një vit me Milan

10 Korrik, 2025 4:32 pm
VIDEO/ Zjarri përfshin banesën në Tiranë
Aktualitet

VIDEO/ Zjarri përfshin banesën në Tiranë

10 Korrik, 2025 4:24 pm
Plani europian për Ukrainën, Meloni: I japim Kievit 10 miliardë euro
Bota

Plani europian për Ukrainën, Meloni: I japim Kievit 10 miliardë euro

10 Korrik, 2025 4:17 pm
Shqipëria aspiron anëtarësimin në BE, por Tirana është kthyer në kosh mbeturinash
Aktualitet

Shqipëria aspiron anëtarësimin në BE, por Tirana është kthyer në kosh mbeturinash

10 Korrik, 2025 4:13 pm
Të shtëna me armë zjarri në parkimin e një lokali në Thumanë
Aktualitet

Sherr mes 4 vëllezërve dhe 5 të tjerëve në një lokal, arrestohen dy persona…

10 Korrik, 2025 3:53 pm
Qeveria mirëpret raportin e PE-së: Konfirmon progresin e Shqipërisë drejt BE-së!
Aktualitet

Qeveria mirëpret raportin e PE-së: Konfirmon progresin e Shqipërisë drejt BE-së!

10 Korrik, 2025 3:38 pm
U mbyt pasi shpëtoi 2 turistë/Qeveria shpall kapitenin Anamali “Dëshmor të Atdheut”
Aktualitet

U mbyt pasi shpëtoi 2 turistë/Qeveria shpall kapitenin Anamali “Dëshmor të Atdheut”

10 Korrik, 2025 3:08 pm
Vengu në Bazën e Mbështetjes dhe Emergjencave Civile:Hapat e parë drejt modernizimit
Aktualitet

Vengu në Bazën e Mbështetjes dhe Emergjencave Civile:Hapat e parë drejt modernizimit

10 Korrik, 2025 2:51 pm
Nancy VanHorn takim me kreun e SPAK, vlerëson luftën kundër krimit të organizuar
Aktualitet

Nancy VanHorn takim me kreun e SPAK, vlerëson luftën kundër krimit të organizuar

10 Korrik, 2025 2:40 pm
Para
Misteri i maces me dy gjysmë fytyra !

Misteri i maces me dy gjysmë fytyra !

Këta janë qentë që ngjajnë me disa personalitete të famshme/ JA FOTOT

Këta janë qentë që ngjajnë me disa personalitete të famshme/ JA FOTOT

Detajet/ Dy laçianët e lanë të lirë vajzën, pas lutjeve të saj. “Ju lutem mos më bëni gjë, jam e lidhur me dikë tjetër”

Detajet/ Dy laçianët e lanë të lirë vajzën, pas lutjeve të saj. “Ju lutem mos më bëni gjë, jam e lidhur me dikë tjetër”
















TE FUNDIT

Rubio:SHBA-ja dhe Rusia kanë shkëmbyer ide të reja për bisedimet për paqe në Ukrainë

Rubio:SHBA-ja dhe Rusia kanë shkëmbyer ide të reja për bisedimet për paqe në Ukrainë
10 Korrik, 2025

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha të enjten se Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë shkëmbyer ide të reja...

Lexo më shumë

Modric firmos për një vit me Milan

Modric firmos për një vit me Milan
10 Korrik, 2025

Luka Modriç sheh menjëherë nga e ardhmja. Menjëherë pas humbjes me Paris Seint Zhermen, që ishte edhe ndeshja e tij...

Lexo më shumë

VIDEO/ Zjarri përfshin banesën në Tiranë

VIDEO/ Zjarri përfshin banesën në Tiranë
10 Korrik, 2025

Një banesë është përfshirë nga zjarri këtë të enjte në zonë e Pazarit të Ri në Tiranë. Siç shihet në...

Lexo më shumë

Plani europian për Ukrainën, Meloni: I japim Kievit 10 miliardë euro

Plani europian për Ukrainën, Meloni: I japim Kievit 10 miliardë euro
10 Korrik, 2025

Komisioni Evropian njoftoi arritjen e një marrëveshje prej 2.3 miliardë euro në mbështetje të Ukrainës për ta ndihmuar atë të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com