Kënga e Ermal Metës “Odio le Favole” (I urrej përrallat) u rendit në vendin e parë në platformën “Timmusic”, dedikuar muzikës dixhitale duke u konsideruar për momentin kënga më e kërkuar për seksionin e këngëtarëve të rinj, “Sanremo Giovanni”.
Këngëtarin shqiptar e ka komplimentuar edhe Laura Pausini, duke i shkruar në faqen e tij në Facebook.
Në garën mes katër të rinjve pjesëmarrës në “Sanremo”, Meta fitoi sfidën përballë Irama me këngën “Cosa restera”me 59% të votimeve, ndërsa Chiara Dello Iacovo fitoi me 64% të votave, ndaj Cecile me këngën “N.E.G.R.A”.