Një 59-vjeçar, i cili ka lëvizur makinën nga vendparkimi i zonës doganore PKK Kakavijë pa autorizim dhe pa paguar detyrimet është arrestuar.
Sipas policisë, 59-vjeçari Pëllumb Toro nga fshati Kurjan të Fierit më datë 7 janar ka larguar automjetin tip “Toyota”, nga vendparkimi i Degës Doganore Kakavijë pa leje dhe nga veprimet hetimore dyshohet se 59-vjeçari transportonte me këtë automjet, bagëti të imëta.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme./Opinion.al