Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave gjatë ditës së sotme u emërua drejtori i ri i Cirkut Kombëtar.
Regjisori dhe aktori Ilirjan Gjini do të zëvendësojë muzikantin Saimir Çilin në këtë detyrë. Çili u emërua në këtë detyrë në dy tetor të këtij viti.
Vendimi i qeverisë:
“Këshilli i Ministrave emëroi sot drejtorin e ri të Cirkut Kombëtar.
Në vendimin e zbardhur sot, në këtë post është caktuar Ilirjan Gjini, i cili zë vendin e Saimir Çilit, që u lirua nga detyra në 2 tetor të këtij viti. Ilirjan Gjini njihet si regjisor dhe aktor.”/Opinion.al/