Është ndërprerë në mes mandati i Shefit të Misionit të Bashkimit Europian “EURALIUS”, Rainer Deville.
Televizioni Klan mësoi se në mbledhjen e sotme të këtij misioni është vendosur që në vend të tij të komandohet Zëvendës – shefja e Misionit, austriakja Agnez Gergard.
Largimi i Devill vjen pas akuzave të opozitës për përkthimin e qëllimshëm gabim të Ligjit të Vetting -ut, të dorëzuar në Komisionin e Venecias.
Sipas opozitës, kjo u bë për të ndikuar në opinionin e Komisionit të Venecias.
Tv Klan