PD ka marrë meritat. Direkt pas dorëheqjes së Elvis Roshit, Eduart Halimi doli në një reagim për mediat, duke thënë se ligji i dekriminalizimit ishte i duhuri dhe për këtë falenderon edhe ndërkombëtaret.
Reagimi i Halimit
Te dashur miq, Lulzim Basha kishte te drejte prej fillimit. Ishte vetem ceshtje kohe. Me pak se nje vit. Falenderim partnereve qe bene te mundur miratimin e ligjit per dekriminalizimin dhe zbatimin rigoroz te tij. Ne dhe PS nuk kemi qene dhe kurre nuk do jemi njelloj. Rekordet e tmershme kriminale kurre nuk mund te fshihen dhe partneret po i sjellin cdo dite.
Klasa politike duhet te pastrohet nga individet me rekorde te tmershme kriminale.
Sfida e Lulzim Bashes per te pastruar politiken, filloi te realizohet. Suksese qytetareve te ndershem te Kavajes ne zgjedhjet e reja te kesaj vere, per nje kryebashkiak te denje.