Ditën e sotme nëpër media ka qarkulluar lajmi i largimit të Jonida Shehut nga moderimi i formatit “Pasdite në Top Channel”. Këto zia i ka konfirmuar vetë Shehu, e cila u shpreh se nuk e ndjente veten të përshtatej me atë format. Nga ana tjetër “Top Channel” është shprehur në një qëndrim zyrtar se çështjen do ta çojë në gjykatë për largimin jo profesional të Shehut.
Sipas televizionit ajo e ka braktisur emisionin duke mos ndjekur procedurat e nevojshme në bazë të kontratës.
Nga ana tjetër është zbuluar edhe drejtuesja e re të këtij formati. Mësohet se “Pasdite në Top Channel” do të moderohet nga spikerja e lajmeve Juli Krisafi.