Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Largimet politike nga puna/Dëmi në buxhet 3.1 miliardë lekë

2016/03/22 at 2:54 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Largimet politike nga puna/Dëmi në buxhet 3.1 miliardë lekë

Të dhënat e thesarit të shtetit analizuara nga BIRN, tregojnë se gjatë vitit 2015, kostoja e përgjithshme e faturave të shlyera për pushimet e padrejta nga puna arriti në 3.1 miliardë lekë, (rreth 22.3 milionë euro), ku pothuajse të gjitha institucionet kryesore në vend qenë përgjegjës për këtë dëm.

Punonjësit në administratën publike shqiptare pushohen shpesh nga puna për arsye të paqena, kryesisht për të liruar vende pune që më pas mbushen me mbështetës të ministrit apo drejtorit të rradhës. Përgjatë 25 viteve të fundit, punësimet për arsye politike janë një sekret i njohur nga të gjithë. Dhe një fakt i pranuar nga të gjithë është gjithashtu që punonjësit e pushuar nga puna i drejtohen gjykatave, të cilat, në shumicën dërrmuese të rasteve, i japin të drejtë dhe akordojnë kompensim financiar, i cili, në fund, paguhet nga taksapaguesit.

Ministria e Financave publikon çdo ditë në faqen e saj të internetit listën e shpenzimeve të buxhetit të shtetit të ekzekutuara nga thesari. Që nga marsi i vitit 2014 te kategoritë e shpenzimeve është shtuar zëri “Shpenzime për ekzekutim të vendimeve gjyqësore për largim nga puna,”, gjë që e bën të mundur identifikimin e faturave të lidhura me praktikën e pushimeve të padrejta si dhe të institucioneve përgjegjëse për këto dëme. Gjithsesi, një shikim i detajuar i të dhënave të publikuara sugjeron se kategorizimi i shpenzimeve mbart pasaktësi dhe se shifra totale e filtruar prej 3.1 miliardë lekësh mund të mos jetë tërësisht e saktë.

BIRN analizoi informacionin e publikuar në mbi 200 dokumente në formatin Excel dhe zbuloi se të gjitha institucionet, përfshirë edhe institucione përgjegjëse për mbrojtjen e qytetarëve si Avokati i Popullit, qenë përgjegjëse për pushime të padrejta nga puna.

Nga totali prej 3.1 miliardë lekësh, vetë Ministria e Financave qe përgjegjëse për shumicën dërrmuese të dëmit. Ajo shpenzoi 1.5 miliardë lekë për të paguar kompensime për punonjësit e spastruar në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe degët e saj si dhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave. Të dyja institucionet, të cilat kanë bashkarisht rreth 3 mijë të punësuar, janë të njohura pës spastrime masive që shoqërojnë ndryshimet e qeverive.

Kostoja prej 3.1 miliardë lekësh të shpenzuara në vitin 2015, i shtohet një fature prej 3.3 miliardëlekësh, të cilat, buxheti i shtetit i shpenzoi në periudhën mars 2014-dhjetor 2014. Në përgjithësi, këto qenë ekzekutime të faturave për pushime nga puna të kryera gjatë qeverisë paraardhëse ndërkohë që faturat e vitit 2015, qenë në masë të gjerë produkt i pushimeve nga puna të qeverisë aktuale.

Që nga marsi i vitit 2014 deri në dhjetor 2015, kostoja totale për pushimet e padrejta nga puna arrin në 6.4 miliardë lekë. Kjo është një shumë e stërmadhe për një vend të varfër si Shqipëria, pasi me kaq para, qeveria mund të riparonte 60 shkolla, ose të ndërtonte 50 kilometra autostradë.

*Marrë me shkurtime nga BIRN

Ju sugjerojmë

Irani: Kush shkel tek ne do ketë pasoja të mëdha
Bota

Irani: Kush shkel tek ne do ketë pasoja të mëdha

1 Qershor, 2025 9:58 pm
Shuhet zjarri në masivin pyjor të Darëzezës
Aktualitet

Shuhet zjarri në masivin pyjor të Darëzezës

1 Qershor, 2025 9:36 pm
Protesta studentore në mbi 30 qytete të Serbisë:Kërkojnë zgjedhje të parakohshme
Rajoni

Protesta studentore në mbi 30 qytete të Serbisë:Kërkojnë zgjedhje të parakohshme

1 Qershor, 2025 9:22 pm
U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

Plagosja e 15-vjeçarit në Tiranë, zbardhen detaje të reja: Ngjarja aksidentale…

1 Qershor, 2025 8:59 pm
“Vajza më hëngri paratë!” Nëna e 3 fëmijëve ngelet në derë të huaj
Aktualitet

“Vajza më hëngri paratë!” Nëna e 3 fëmijëve ngelet në derë të huaj

1 Qershor, 2025 8:25 pm
Vetëvritet një tjetër i miturit në Gjirokastër, rasti i dytë brenda dy muajsh!
Aktualitet

Shkon në dy numri i viktimave nga aksidenti në Vlorë, humb jetën edhe 16-vjeçari

1 Qershor, 2025 8:00 pm
Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
Aktualitet

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur

1 Qershor, 2025 7:34 pm
Afganët përballen me dëbim dhe përndjekje, pasi SHBA hoqi mbrojtjen e përkohshme
Bota

Afganët përballen me dëbim dhe përndjekje, pasi SHBA hoqi mbrojtjen e përkohshme

1 Qershor, 2025 7:12 pm
“Nuk e kam dashur kurrë”, tragjedia nën hijen e një emri
Aktualitet

“Nuk e kam dashur kurrë”, tragjedia nën hijen e një emri

1 Qershor, 2025 6:43 pm
Ukraina dërgon delegacion për negociatat në Stamboll
Bota

Ukraina dërgon delegacion për negociatat në Stamboll

1 Qershor, 2025 6:09 pm
Para
A është Molenbeku parajsa e xhihadistëve?

A është Molenbeku parajsa e xhihadistëve?

Foto/ Ja çfarë na jep energji në mëngjes

Foto/ Ja çfarë na jep energji në mëngjes

Devijohen fluturimet, pasagjerët e nisur nga Rinasi ulen në Paris

Devijohen fluturimet, pasagjerët e nisur nga Rinasi ulen në Paris

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Irani: Kush shkel tek ne do ketë pasoja të mëdha

Irani: Kush shkel tek ne do ketë pasoja të mëdha
1 Qershor, 2025

Irani është përpjekur të forcojë mbrojtjen e tij ajrore, ndërsa ushtria përgatitet për mundësinë e një sulmi izraelit ose amerikan...

Lexo më shumë

Shuhet zjarri në masivin pyjor të Darëzezës

Shuhet zjarri në masivin pyjor të Darëzezës
1 Qershor, 2025

Zjarri, i cili përfshiu mesditën e sotme masivin pyjor të Darëzezës është fikur. Sipas asaj që raporton gazetarja e Klan...

Lexo më shumë

Protesta studentore në mbi 30 qytete të Serbisë:Kërkojnë zgjedhje të parakohshme

Protesta studentore në mbi 30 qytete të Serbisë:Kërkojnë zgjedhje të parakohshme
1 Qershor, 2025

Në më shumë se 30 qytete të Serbisë, qytetarët po mbahen protesta, me thirrjen e studentëve që po mbajnë bllokadë,...

Lexo më shumë

Plagosja e 15-vjeçarit në Tiranë, zbardhen detaje të reja: Ngjarja aksidentale…

U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
1 Qershor, 2025

Një 15-vjeçar është plagosur me armë zjarri, pasditen e kësaj të diele, në zonë e njohur si Ali Demi në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com