Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Laprakë/ Rrahu barbarisht ish-të dashurën, nuk pranonte të ribashkohej

2016/07/11 at 12:01 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Laprakë/ Rrahu barbarisht ish-të dashurën, nuk pranonte të ribashkohej

Gjashtë muaj, pasi ishte ndarë nga e dashura, një 24­-vjeçar nga Tirana vazhdonte të ishte xheloz dhe e ndiqte vazhdimisht për ta parë se me kë takohej. Policia e ka vënë në pranga të riun, i cili akuzohet se sulmoi vajzën dhunshëm në mes të rrugës.

Pasi, i kishte kërkuar prej disa javësh që t’i rikthehej lidhjes me të dhe ishte refuzuar nga vajza, ai sërish nuk hiqte dore, duke vëzhguar çdo veprim të saj, duke i telefonuar e pritur poshtë shtëpisë.

Veprime që kishin marrë përmasat e përndjekjes, por vajza me iniciale R.Ç., 22 vjeçe, kishte ngurruar që ta denoncojë. Xhelozia e Jonader Bamit, tashmë i arrestuar, ka arritur kulmin mbrëmjen e së shtunës, kur në qendër të Laprakës, ka ndaluar me forcë nga krahu në rrugë ish­të dashurën e tij.

Pas refuzimit të vajzës për të biseduar me të, 24­-vjeçari ka nisur ta fyejë e ta kërcënojë. Në fund e ka goditur me grushte e shqelma, duke e shtrirë në trotuar, në sytë e dhjetëra dëshmitarëve.

Burime nga Policia thanë se janë lajmëruar për ngjarjen nga kalimtarët e rastit, disa prej të cilëve kishin ndërhyrë për t’i nxjerrë nga duart 22­-vjeçaren që po dhunohej barbarisht. Drejt vendngjarjes janë nisur menjëherë shërbimet e Komisariatit nr.3, që kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit Jonader Bami.

Ai i kishte marrë me forcë edhe celularin e markës “LG” 22­ vjeçares dhe nuk pranonte t’ia jepte pa lexuar mesazhet. Burime nga Policia thanë se edhe në prezencë të forcave të rendit, madje edhe me pranga në duar, ai sërish e kërcënonte vajzën duke refuzuar t’i japë telefonin.

Menjëherë pas arrestimit të autorit të sulmit, 22-­vjeçarja është transportuar për ndihmë mjekësore në spital, ku i është marrë edhe një deklarim për ngjarjen. Burimet thanë se është kërkuar edhe prezenca e një psikologeje, pasi gjendja e saj ishte e rënduar.

Madje, fillimisht, ajo nuk donte që të bënte denoncim për ngjarjen, pasi kishte frikë nga ish­i dashuri. Në fund ka pranuar ta kallëzojë, duke treguar se kjo ishte hera e parë që ai e dhunonte në këtë formë, por edhe më përpara e kishte fyer, kërcënuar dhe përndjekur e në disa raste e kishte qëlluar me shpullë.

Kjo kishte qenë edhe arsyeja pse ajo kishte vendosur të ndahej me të, ndërsa ai behej xheloz, pasi dyshonte se vajza mund të kishte lidhje me ndonjë djalë tjetër./ Etleva Delia Panorama.al

Ju sugjerojmë

Pasojat e sulmeve izraelite ndaj Iranit/ Tronditen tregjet, rritet çmimi i naftës
Bota

Pasojat e sulmeve izraelite ndaj Iranit/ Tronditen tregjet, rritet çmimi i naftës

13 Qershor, 2025 9:03 am
Anulohen fluturimet në rajonin e Lindjes së Mesme
Bota

Anulohen fluturimet në rajonin e Lindjes së Mesme

13 Qershor, 2025 9:02 am
Sulmi “Rising Lion”, Izraeli vrau dhe gjeneralin e rëndësishëm të Iranit
Bota

Sulmi “Rising Lion”, Izraeli vrau dhe gjeneralin e rëndësishëm të Iranit

13 Qershor, 2025 9:00 am
Netanyahu: Nëse të gjithë pengjet nuk kthehen, i gjithë ferri do të shpërthejë
Bota

Izraeli godet objektivat bërthamore në Iran, Netanyahu: Operacioni do të vazhdojë

13 Qershor, 2025 8:59 am
Kundërpërgjigjet Irani, lëshon 100 dronë drejt Izraelit
Bota

Kundërpërgjigjet Irani, lëshon 100 dronë drejt Izraelit

13 Qershor, 2025 8:57 am
Izraeli, sulme ajrore ndaj Iranit/ Shpallet gjendje e jashtëzakonshme
Bota

Izraeli, sulme ajrore ndaj Iranit/ Shpallet gjendje e jashtëzakonshme

13 Qershor, 2025 8:30 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

13 Qershor, 2025 8:21 am
Horoskopi, 7 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

13 Qershor, 2025 8:06 am
Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
Kronikë

Makina del nga rruga në aksin Tiranë-Lezhë, 4 persona të plagosur

12 Qershor, 2025 10:50 pm
Pjerin Ndreu në Opinion: Në pak vite Talja do jetë zona më e zhvilluar!
-U tha në Opinion

Pjerin Ndreu në Opinion: Në pak vite Talja do jetë zona më e zhvilluar!

12 Qershor, 2025 10:45 pm
Para
Tmerri i butikëve/ Shqiptarja vidhte rroba dhe i fshihte në karrocën e …

Tmerri i butikëve/ Shqiptarja vidhte rroba dhe i fshihte në karrocën e ...

Veliaj: Në shtator të gjitha kopshtet të rikonstruktuara

Veliaj: Në shtator të gjitha kopshtet të rikonstruktuara

Lugina e Drinos, ja pse është kaq terheqëse për turistët

Lugina e Drinos, ja pse është kaq terheqëse për turistët

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Pasojat e sulmeve izraelite ndaj Iranit/ Tronditen tregjet, rritet çmimi i naftës

Pasojat e sulmeve izraelite ndaj Iranit/ Tronditen tregjet, rritet çmimi i naftës
13 Qershor, 2025

Sulmet ajrore të Izraelit mbi objektiva bërthamore dhe ushtarake në Iran kanë shkaktuar tronditje të menjëhershme në skenën ndërkombëtare. Ndërsa...

Lexo më shumë

Anulohen fluturimet në rajonin e Lindjes së Mesme

Anulohen fluturimet në rajonin e Lindjes së Mesme
13 Qershor, 2025

Fluturimet rreth Lindjes së Mesme po anulohen, pasi pasagjerët në Irak, Jordani, Liban, Irani dhe Dubai po hasin vonesa. Emirates...

Lexo më shumë

Sulmi “Rising Lion”, Izraeli vrau dhe gjeneralin e rëndësishëm të Iranit

Sulmi “Rising Lion”, Izraeli vrau dhe gjeneralin e rëndësishëm të Iranit
13 Qershor, 2025

Gjenerali Mohammad Hossein Bagheri, është një tjetër figurë e rëndësishme e ushtrisë iraniane që është vrarë në sulmin ajror të...

Lexo më shumë

Izraeli godet objektivat bërthamore në Iran, Netanyahu: Operacioni do të vazhdojë

Netanyahu: Nëse të gjithë pengjet nuk kthehen, i gjithë ferri do të shpërthejë
13 Qershor, 2025

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka konfirmuar se Izraeli ka goditur objektiva bërthamore në Iran dhe tha se operacioni do...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com