Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Lamtumirë mjeshtër”, botuesi dhe miku i Ismail Kadaresë: Si ia kishte mbushur mendjen Helenës se duhet të ikte i pari 

2024/07/02 at 9:08 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Lamtumirë mjeshtër”, botuesi dhe miku i Ismail Kadaresë: Si ia kishte mbushur mendjen Helenës se duhet të ikte i pari 

Botuesi dhe njëherësh miku i shkrimtarit të madh, Ismail Kadare, Bujar Hudhri ka rrëfyer momentet e trishta kur ka mësuar se kolosi i letrave shqipe ka ndërruar jetë. 


Në një postim në “Facebook”, Hudhri shkruan se në mëngjesin e parë të këtij Korriku kur po nxitonin drejt spitalit me ambulancë e ndjente se diçka e pakthyeshme kishte ndodhur që në apartamentin e tij. 

Në shkrimin e gjatë, Hudhri rrëfen përjetimet e leximit të paragrafit të fundit të dorëshkrimit të librit me kujtime të bashkëshortes së Kadaresë, Helenës, ku shkruhet se cili do të përcillte tjetrin nga kjo botë.  

Teksa sillte në mend rreshtat ku Kadareja ja kishte mbushur mendjen të shoqes se duhej të ikte i pari, Hudhri nuk e harron tronditjen e asaj dite pasi ishte hera e parë që lexonte kaq qartë fjalë për vdekjen e shkrimtarit të madh sa gati po e besonte vërtetë. 

Ishte Korrik kur lexoi paragrafin e fundit të “Kohë e pamjaftueshme” dhe ishte po i njëjti muaj kur mësoi pas momentesh torturuese tek dera e urgjencës se gjithçka mbaroi: Kadare ndërroi jetë! 

Postimi i plotë: 

Shumë vite më parë, kur lexova paragrafin e fundit të dorëshkrimit të librit me kujtime të Helenës “Kohë e pamjaftueshme”, ku shkruhej se cili do të përcillte tjetrin nga kjo botë, Kadareja ia kishte mbushur mendjen se duhej të ikte i pari. Duhej të mbetesha, shkruante Helena, njëfarë kohe pas tij, ashtu sikundër pas një darke të gëzueshme. Nuk mund ta harroj tronditjen e asaj dite. 

Ishte edhe atëherë një ditë e nxehtë korriku si sot, e megjithatë ndjeva të më përfshinte trishtimi. Hera e parë që lexoja kaq qartë rreshta për vdekjen e Kadaresë sa gati po e besoja vërtet. Formova numrin e telefonit të Helenës. 

Me një ngut që duket se atë e la paksa të habitur iu luta të ma kalonte pak zotin Kadare t’i flisja. Hë, Bujar, ç’kemi, dëgjova zërin e tij. Ja, përfundova librin e Helenës dhe doja të të dëgjoja zërin. Dhe shtova: sa bukur, ta lexoj këtë paragraf dhe ndërkohë ne mund të flasim bashkë. E përfytyroj tani, kur do të ketë buzëqeshur, me gishtin te tëmthi kur të thoshte për ndokënd, ky është i lojtur. Nuk i duronte sentimentalizmat. 

Por mëngjesin e parë të këtij korriku, për fat të keq, ndërsa nxitonim drejt spitalit me autoambulancë, e ndjeva vërtet se diçka e pakthyeshme kishte ndodhur qysh në apartamentin e tij, në rrugën “Ibrahim Rugova”. Minutat torturuese te dera e urgjencës, ecejaket e personelit në dhomë, rreth krevatit, pastaj heshtja e mjekëve. 

Gjithçka mbaroi. Një punonjëse me të bardha që afrohet dhe kërkon ta ndihmoj për të plotësuar skedën e vdekjes: emri, mbiemri, atësia, mëmësia, datëlindja, adresa… 

Kam pasur një përfytyrim, qysh në fëmijërinë time, që shkrimtarët nuk janë banorë të kësaj toke. Gati tridhjetë vite me Kadarenë, kjo përshtypje, madje, është përforcuar. Ndërsa e prisja në Rinas kur zbriste nga avioni dhe pas një muaji e përcillja, edhe me sy, teksa avioni shndërrohej si një pikë e zezë në qiell. 

E përsëritur kaq herë, në dhjetëra vite, e përfytyroja vërtet si një zog të qiejve, siç thoshte për Lasgushin. Edhe tani kjo pamje nuk më largohet nga përfytyrimi dhe e kam të fiksuar përjetësisht në mendje. 

Tani më shumë se kurrë, duke zënë vendin e tij në panteonin e letrave botërore. Ashtu siç shprehej vetë, për sivëllain e tij Martin Camaj: “Në tryezën e epërme, ku kanë zënë vend krenajat e letërsisë, nuk ngjiten zhurmat e vogla e as afrohen profilet e rëndomta. Atje ka përherë mirëkuptim e harmoni, ndaj e kremtja vazhdon përherë dhe ndriçimi i shandanëve nuk sos”. 

Lamtumirë, mjeshtër! 



Ju sugjerojmë

“Ja si u vodhën 97 vota të PD-ASHM”/Blushi:U zhdukën në procesverbalin përfundimtar
Aktualitet

“Ja si u vodhën 97 vota të PD-ASHM”/Blushi:U zhdukën në procesverbalin përfundimtar

23 Maj, 2025 3:40 pm
Kallas vizitë surprizë në Mitrovicën e Veriut: Gjyqtarët serbë të kthehen në detyrë
Rajoni

Kallas vizitë surprizë në Mitrovicën e Veriut: Gjyqtarët serbë të kthehen në detyrë

23 Maj, 2025 3:12 pm
Shëngjin, aksion pastrimi para çeljes së sezonit
Aktualitet

Shëngjin, aksion pastrimi para çeljes së sezonit

23 Maj, 2025 2:53 pm
Zgjedhjet e 11 majit, KQZ miraton listat e kandidatëve për 7 subjekte zgjedhore
Aktualitet

Sa vota morën partitë?/KQZ miraton tabelat për qarqet Vlorë,Fier,Lezhë e Gjirokastër

23 Maj, 2025 2:44 pm
PD letër KQZ dhe OSBE-ODHIR, liston shkeljet me shpërndarjen e zarfeve në Greqi
Aktualitet

Vota e diasporës/KQZ: Mbi 339 mijë veta krijuan profil në PER, votues nga 85 shtete

23 Maj, 2025 2:30 pm
Shqiptarët, të dytët më të refuzuarit në kufijtë e BE, renditen pas ukrainasve!
Aktualitet

Shqiptarët, të dytët më të refuzuarit në kufijtë e BE, renditen pas ukrainasve!

23 Maj, 2025 2:19 pm
Ndahet nga jeta Artan Lame, ndodhej në një spital në Mynih
Aktualitet

Artan Lame humb betejën me jetën, arkmorti vjen të shtunën në Shqipëri

23 Maj, 2025 2:04 pm
Zegjine Çaushi drejt Kuvendit të ri? Vijon numërimi i votave preferenciale në Fier
Aktualitet

“Pse hidhej Zegjineja nga dega në degë?”/Berisha:Kishin porosi të futej në Parlament

23 Maj, 2025 1:34 pm
Takimi Rusi-Ukrainë në Vatikan, reagon Lavrov
Bota

Takimi Rusi-Ukrainë në Vatikan, reagon Lavrov

23 Maj, 2025 1:24 pm
Raportuesi në PE: Shqipëria, plan ambicioz për negociatat
Aktualitet

Raportuesi në PE: Shqipëria, plan ambicioz për negociatat

23 Maj, 2025 1:10 pm
Para
Njihet si një nga udhëheqësit pro-rusë të Evropës, Viktor Orbán pritet të vizitojë presidentin Volodymyr Zelensky në Kiev 

Njihet si një nga udhëheqësit pro-rusë të Evropës, Viktor Orbán pritet të vizitojë presidentin Volodymyr Zelensky në Kiev 

Elbasan/ Goditi këshilltarin e majtë për rritjen e çmimit të ujit, procedohet 68-vjeçari 

Elbasan/ Goditi këshilltarin e majtë për rritjen e çmimit të ujit, procedohet 68-vjeçari 

Aksident në Korçë, makina përplas motorin, plagoset drejtuesi

I riu gjendet me fraktura në kokë tek rrotullimi i Shëngjinit! Niset me urgjencë drejt Traumës 
















TE FUNDIT

“Ja si u vodhën 97 vota të PD-ASHM”/Blushi:U zhdukën në procesverbalin përfundimtar

“Ja si u vodhën 97 vota të PD-ASHM”/Blushi:U zhdukën në procesverbalin përfundimtar
23 Maj, 2025

Tedi Blushi, sekretari i Partisë së Lirisë ka denoncuar një rast të vjedhjes së votave preferenciale për koalicionin PD-ASHM në...

Lexo më shumë

Kallas vizitë surprizë në Mitrovicën e Veriut: Gjyqtarët serbë të kthehen në detyrë

Kallas vizitë surprizë në Mitrovicën e Veriut: Gjyqtarët serbë të kthehen në detyrë
23 Maj, 2025

Përfaqësuesja e lartë e Komisionit Evropian për Punët e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas, zhvilloi një vizitë të papritur në...

Lexo më shumë

Shëngjin, aksion pastrimi para çeljes së sezonit

Shëngjin, aksion pastrimi para çeljes së sezonit
23 Maj, 2025

Të shtunën në Shëngjin do të çelet zyrtarisht sezoni i ri veror. Para nisjes së sezonit, bashkia e qytetit dhe...

Lexo më shumë

Sa vota morën partitë?/KQZ miraton tabelat për qarqet Vlorë,Fier,Lezhë e Gjirokastër

Zgjedhjet e 11 majit, KQZ miraton listat e kandidatëve për 7 subjekte zgjedhore
23 Maj, 2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar në seancën e sotme publike tabelat përmbledhëse të rezultateve për subjektet zgjedhore në katër...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com