Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lamtumirë futboll. Alvaro Recoba, legjenda e bullafiqit të Interit

2016/03/29 at 11:00 PM
në Aktualitet, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Lamtumirë futboll. Alvaro Recoba, legjenda e bullafiqit të Interit

“Babi, babi, shiko! Është Marcelo i Real Madrid”. “Jeremia, bëhu djal i mirë, mos lëviz dhe mos bezdis askënd”.


Ky dialog është zhvilluar në një restorant të Majemit, disa vite më parë: Jeremia njeh të gjithë lojtarët e Real Madrid dhe Marcelo është një nga të preferuarit e tij.

Në një moment, mbrojtësi brazilian ka ngritur shikimin, është çuar nga tavolina dhe ka shkuar drejt babait të Jeremias. “Më falni, nuk doja t’ju bezdisja, jam Marcelo, një adhurues i juaji…”.

Fëmija nuk kupton, nuk i beson syve, qesh, më pas bën fotografitë me Marcelo dhe pret një shpjegim nga babai i tij. Edhe pse, pak ditë më parë në Montevideo, kishte ndodhur e njëjta gjë me Luis Suarez, sulmuesi urguajan më i famshëm në botë.

Jeremia e di mirë se babai i tij ka qenë një futbollist, por përsëri ka diçka që nuk kupton, sepse këtu bëhet fjalë për fenomenë.

Kush është babai? Alvaro Recoba, datëlindja 1976­ta, një nga futbollistët më argëtues dhe më të paparashikueshëm të 20 viteve të fundit: talent i jashtëzakonshëm, por pa një dëshirë të madhe për t’u stërvitur, përndryshe do të kishte arritur të fitonte disa Topa të Artë.

Dhe ky nuk është një ekzagjerim. Të enjten më 31 mars do t’i thotë lamtumirë futbollit: në Montevideo do të shkojnë yje të futbollit ndërkombëtar.

Mes tyre, Christian Vieri. “Sigurisht Chino, – ‘Bobo’ në telefon, – do të vij! Nuk mund të mos festoj njeriun, i cili më ka ndihmuar të realizoj të paktën 50 nga golat e shënuar tek Inter”.

Në pranverën e 1997­ës, në shtëpinë e Moratti­t është dorëzuar një videokasetë. Imazhet tregonin një djalosh të skuadrës së Nacional Montevideo, pak mbi peshë, që merr topin nga zona e tij e rreptësisë, kalon të gjithë ekipin rival dhe futet në portë me gjithë top: një përzierje force, shpejtësie dhe teknike e nivelit lartë. Nëse nuk besoni, mund të shkoni videon e mëposhtme. Presidenti dhe djali i tij nuk kanë dyshime: “Është i yni!”.

Këto janë kohët kur gjithçka është e mundur tek Inter. Massimo Moratti është presidenti i ëndrrave: tifoz i çmendur dhe mbi të gjitha i dashuruar me lojën e bukur. Pikërisht, pas pak kohe te zikaltrit do të shkojë edhe Luis Nazario da Lima Ronaldo, “Fenomeni”.

Në fillimin e gushtit Inter luan një miqësore në Bologna. Ronaldo luan 70’: del nga fusha me ekipin në avantazh 1­0 (gol i Ganz) dhe në vendin e tij është futur Recoba.

Kalojnë pak minuta, “Chino” merr topin në mesin e fushës, kontroll dhe goditje parabël nga 40 metra: traversë! “Ai aty, në fund të stërvitjes, vendos 6­7 topa në vijën e mesfushës, i godet me përkëdheli, dhe vetëm një gjuajtje nuk përfundon direkt poshtë traversës”.

Këto janë fjalët që fillojnë të qarkullojnë në Milano në atë kohë. Por ajo që ka ndodhur më 31 gusht në “San Siro”, më 1997­ën, është më se e vërtetë.

“Kishin ardhur 80.000 njerëz për të parë Luiz Nazario da Lima Ronaldo, – ka thënë atëherë radiokronisti i Rtl 102.5, – por kanë zbuluar Alavaro ‘el Chino’ Recoba, i cili ka dinamit në vend të këmbës së majtë”.

Brescia kalon në avantazh me Hubner, trajneri Simoni është një hap larg shkarkimit, më pas, kur kishin mbetur 20 minuta nga fundi, futet në lojë Recoba: dygolësh, predhë nga 25 metra dhe goditje dënimi nga 30 metra.

Këto dy magji bindin popullin interist, por jo Gigi Simoni­n, i cili ka shumë zgjedhje në sulm me Ronaldo, Djorkaeff, Ganz, Moriero dhe Kanu.

Recoba e kalon pjesën më të madhe të ndeshjeve në stol ose në tribunë. Rikthehet në fushë në ndeshjen e fundit të fazës së parë të kampionatit. Çfarë ndodhi? Inter është në disavantazh të një goli.

“Chino”, në stol, vëzhgon, më pas kthehet nga uruguajani Rivas: “Martin, shiko portierin (Roccati), është gjithmonë jashtë portës: nëse futem do t’i bëj një goditje parabël, që do t’i dalë në gjumë për dhjetë vite…”.

U tha, u bë. Në minutën e 70­të futet në fushë, 8 minuta para fundit realizon një goditje parabël prej 50 metrash.

Për të bërë një përmbledhje: në fund të fazës së parë Recoba ka shënuar 3 gola duke luajtur pak a shumë 45 minuta… Të gjithë e duan në skuadër.

Një ditë, një gazetar i ri u takua me Diego Simeone, kapiteni i vërtetë dhe lideri i asaj skuadre. “Diego, ky Ronaldo ka një teknikë të jashtëzakonshme dhe është shumë i shpejtë…”.

Simeone: “Ke të drejtë, por e di se kush është më i shpejtë me topin në këmbë? Ai ‘gordito’ (bullafiqi) aty…”. Tregon me gisht nga Recoba dhe vazhdon: “Nuk e kap kurrë, duhet t’i qëllosh”. Kohët e fundit ka qenë afër fitores së titullit në një kampionat në “beach soccer”, ka filluar të prodhojë dokumentare mbi sportistët më të mëdhenj amerikanojugorë dhe kujdeset për interesat e futbollistëve të rinj të Uruguajit.

Një nga talentet më të mirë është pikërisht djali Jeremia, i cili është i vetëdijshëm sot për atë që ka përfaqësuar babai i tij në Uruguaj dhe në Itali.

I rrëfejnë se: “Na ishte një herë një djalosh me emrin Alvaro, i cili realizonte 56 gola për ndeshje. E udhëhoqi ekipin e tij të vogël në finalen e një kampionati të rëndësishëm dhe shkoi për peshk për të festuar. I pëlqente aq shumë të qëndronte në lumë sa harroi finalen: shkuan e morën pasi ndeshja kishte filluar, teksa shokët e tij ishin në disavantazh të tre golave, ai u ndërrua në makinë, u fut në pjesën e dytë dhe realizoi pesë gola.

Legjendë? Ekzagjerim? Ku i dihet, por në ato ditë një legjendë e uruguajit, Rafa Perrone, ish­lojtar i ekipit të Danubit në vitet 1960­të, vuri re fenomenin me sy aziatiku dhe, duke njohur karakterin e vështirë të tij, e mori në shtëpi, për ta kontrolluar nga afër para se ta aktivizonte me skuadrën në kategorinë e parë të futbollit uruguajan…”.

Ky ishte fillimi i “Chino”­s si futbollist dhe fillimi i një historie të bukur dashurie me Lorena Perrone, vajza e Rafas, mamaja e Jeremias.

 

 



Ju sugjerojmë

Biden do t’i adresohet kombit për herë të parë që nga tërheqja nga gara presidenciale
Bota

Ish-presidenti Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë

18 Maj, 2025 10:32 pm
Media amerikane: Vizitoni “Qytetin e Gurtë” të Shqipërisë, i njohur për arkitekturën
Aktualitet

Media amerikane: Vizitoni “Qytetin e Gurtë” të Shqipërisë, i njohur për arkitekturën

18 Maj, 2025 9:32 pm
Përfundon numërimi në 11 qarqe për partitë, në Tiranë vijon “rivaliteti” brenda PS
Politikë

Zgjedhjet/ Këta kandidatë nuk votuan as veten

18 Maj, 2025 9:10 pm
Vlora, kryeqendra e fundjavës. Aktivitete të shumta për çeljen e sezonit turistik
Aktualitet

Vlora, kryeqendra e fundjavës. Aktivitete të shumta për çeljen e sezonit turistik

18 Maj, 2025 9:01 pm
Arsenal mund Newcastle dhe siguron një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm
Sport

Arsenal mund Newcastle dhe siguron një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm

18 Maj, 2025 8:29 pm
Rusia ndalon një cisternë nafte që i përkiste një shteti anëtar të NATO-s
Bota

Rusia ndalon një cisternë nafte që i përkiste një shteti anëtar të NATO-s

18 Maj, 2025 7:53 pm
Sulm me thikë në Gjermani, plagosen 5 persona
Bota

Sulm me thikë në Gjermani, plagosen 5 persona

18 Maj, 2025 7:36 pm
Zelensky takohet me Vance dhe Rubio, kritikon kushtet e paqes
Bota

Zelensky takohet me Vance dhe Rubio, kritikon kushtet e paqes

18 Maj, 2025 7:33 pm
Cilat janë 3 shtetet europiane ku sot po mbahen zgjedhje
Bota

Cilat janë 3 shtetet europiane ku sot po mbahen zgjedhje

18 Maj, 2025 7:12 pm
Votat e Greqisë/ Përfundon numërimi i zarfeve për subjektet zgjedhore në 12 qarqe
Kryesore

Votat e Greqisë/ Përfundon numërimi i zarfeve për subjektet zgjedhore në 12 qarqe

18 Maj, 2025 6:56 pm
Para
Video/ Duka rikthehet i kënaqur me fitoren ndaj Luksemburgut

Video/ Duka rikthehet i kënaqur me fitoren ndaj Luksemburgut

Video/ Murat Basha: Prona ruhet me pushkë…

Video/ Murat Basha: Prona ruhet me pushkë...

Video/ “Kaubojsi”: Zaptimi, hakmarrje që s’na lanë të vinim në Tiranë…

Video/ "Kaubojsi": Zaptimi, hakmarrje që s'na lanë të vinim në Tiranë...

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Ish-presidenti Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë

Biden do t’i adresohet kombit për herë të parë që nga tërheqja nga gara presidenciale
18 Maj, 2025

Ish-presidenti amerikan Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë. Një deklaratë nga zyra e tij tha se Biden, i cili...

Lexo më shumë

Media amerikane: Vizitoni “Qytetin e Gurtë” të Shqipërisë, i njohur për arkitekturën

Media amerikane: Vizitoni “Qytetin e Gurtë” të Shqipërisë, i njohur për arkitekturën
18 Maj, 2025

Ndërsa shumë turistë zgjedhin të vijnë në Shqipëri për të zbuluar bukurinë e plazheve mesdhetare pa turma vizitorësh, ju gjithashtu...

Lexo më shumë

Zgjedhjet/ Këta kandidatë nuk votuan as veten

Përfundon numërimi në 11 qarqe për partitë, në Tiranë vijon “rivaliteti” brenda PS
18 Maj, 2025

Në zgjedhjet e 11 Majit, për qarkun e Korçës garuan 110 kandidatë nga listat e hapura për 4 vende në...

Lexo më shumë

Vlora, kryeqendra e fundjavës. Aktivitete të shumta për çeljen e sezonit turistik

Vlora, kryeqendra e fundjavës. Aktivitete të shumta për çeljen e sezonit turistik
18 Maj, 2025

Edhe këtë të dielë, Vlora mori një tjetër panoramë, ku me rastin e çeljes së sezonit turistik u organizuan aktivititete...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com