Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lamtumirë Anë!

2016/07/04 at 4:24 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Lamtumirë Anë!

Nga Ilir Hoxholli, Fundjava Ndryshe
E dashur Anë, kjo letër nuk do të të mbërrijë dot ty në këtë botë. Zoti kish vendosur një fat tjetër për ty e unë jam i bindur se tashmë je nën kujdesin e Tij. Por nuk mundem të mos i shkruaj sërish disa fjalë, sepse drejt teje na nisën lumenj duarsh të atyre njerëzve që nxjerrin nga shtati i tyre mirësitë dhe vendosin t’i bashkëndajnë me të tjerë.
Anë e dashur, nuk mund të harroj buzëqeshjen tënde, teksa të ndërtohej shtëpia e re me ndihmën e shumë njerëzve që arrite të bëje bashkë. Pa e vënë re ne kishim nisur jo vetëm të realizonim atë mbështetje që dhanë mjaft njerëz, që ti të bëheshe me një shtëpi, por edhe të rrugëtonim me hapat e tu, teksa nise të mbaje këpucët veshur, si nje shenjë e mirë e përmisimit tënd. Miqësinë fillove ta shprehësh, me sytë që të shkëlqenin, me buzëqeshjen e ëmbël, me dorën që fillove ta shtrëngoje, derisa ndarjet me ty, filluan të bëheshin të vështira…
Natën e parë kur shtëpia jote e re, Anë, kish përfunduar, ishte një kohë plot shi e shtrëngata. Gjumi nuk na zuri, pasi përpara syve tanë u shfaqën ato momente kur në shtëpinë e mëparshme, gjithçka e rrëmbente rrebeshi, tela korenti qëndronin të shtrira në tokë, vetëm Zoti ju ruante nga vdekja. Por rrebeshi nuk mund të të rrëmbente më asgjë sepse dhjetra njerëz të bërë bashkë kishin bërë barrikadën më të bukur që mund të bëjë njeriu: Barrikada e Bamirësisë!
Tani më, e dashur Anë, je në shtëpinë e Krijuesit. Kështu e kishte shkruar, që më parë duhet të njiheshim bashkë, i rrëmbeve zemrat e “Fundjavës Ndryshe” dhe shumë njerëzve në këtë botë të vogël, duke na bërë bashkë, mundëm të të bënim të buzëqeshje përpara se të na braktisje. Dhe ajo buzëqeshje e jotja është piktura e forcës kur njerëzit zgjasin duart drejt atyre që fati nuk u ka buzëqeshur. Ndaj, kur mora vesh lajmin se ti kishe mbyllur sytë përgjithmonë, nuk mund të mos e kujtoja atë vështrim, dorën që zgjatej, sikur doje t’u thoje njerëzve falëminderit.
Ajo buzëqeshje e jotja dhe ata sy që shihnin plot dritë kanë mbetur si një amanet, për të mos u ndalur në përpjekjen modeste që të bashkojmë sa më shumë duar që japin e marrin, si zinxhiri i vetëm që zbukuron botën.
Kështu Anë e vogël ishte shkruar, që ti mos ikje nga kjo botë pa gjurmën tënde. Ti kishe zhvillimin e një fëmije 1 vjeçar, por ne mësuam se buzëqeshja ka të njëjtën ndjesi, mësuam se bamirësia ka lidhje me shpirtin dhe jo interesin, mësuam se njeriun nuk e bën pozita, mësuam se Zoti të la për pak kohë me ne, si një provim, për të na bërë ne më të ndjeshëm, ndaj ajo që kam nevojë të të them është:
Falëminderit Anë!

Ju sugjerojmë

Kirurgu me famë botërore vjen në Shqipëri
-U tha në Opinion

Kirurgu me famë botërore vjen në Shqipëri

29 Maj, 2025 11:33 pm
“Kurrë s’jam dashuruar”, Parashqevi Simaku: Por më kanë dashur shumë
-U tha në Opinion

“Kurrë s’jam dashuruar”, Parashqevi Simaku: Por më kanë dashur shumë

29 Maj, 2025 11:01 pm
Opinion – Rrëfimi i parë i Parashqevi Simakut! – 29 Maj 2025
Emisionet

Opinion – Rrëfimi i parë i Parashqevi Simakut! – 29 Maj 2025

29 Maj, 2025 10:35 pm
Martesa dhe Hollywood-i? Rrëfehet Parashqevi Simaku
-U tha në Opinion

Martesa dhe Hollywood-i? Rrëfehet Parashqevi Simaku

29 Maj, 2025 10:30 pm
Ja pse Parashqevi Simaku u largua nga Shqipëria
-U tha në Opinion

Ja pse Parashqevi Simaku u largua nga Shqipëria

29 Maj, 2025 10:09 pm
Parashqevi Simaku rrëfen në Opinion daljen e parë në skenë: Po dridhesha…
-U tha në Opinion

Parashqevi Simaku rrëfen në Opinion daljen e parë në skenë: Po dridhesha…

29 Maj, 2025 9:52 pm
Rubio takohet me homologun maqedonas
Bota

Rubio takohet me homologun maqedonas

29 Maj, 2025 9:39 pm
Qytetari sorrollatet 19 vjet për legalizimin
Aktualitet

Qytetari sorrollatet 19 vjet për legalizimin

29 Maj, 2025 9:38 pm
Vëllai i gjyqtares korruptoi prokuroren, punoi me bandat dhe u kthye në punë
Aktualitet

Vëllai i gjyqtares korruptoi prokuroren, punoi me bandat dhe u kthye në punë

29 Maj, 2025 9:27 pm
Drejtuesi i mjetit humb kontrollin dhe përplaset me trafikndarësin
Kronikë

Drejtuesi i mjetit humb kontrollin dhe përplaset me trafikndarësin

29 Maj, 2025 8:53 pm
Para
Mbi 6.8 milionë euro për 18 muaj/ Bankat i grabit e njëjta dorë?

Mbi 6.8 milionë euro për 18 muaj/ Bankat i grabit e njëjta dorë?

Protestë në Kumanovë: Bëni drejtësi për Almirin

Protestë në Kumanovë: Bëni drejtësi për Almirin

Në Rinas transferoheshin paratë e 2 bankave, u grabitën vetëm të njërës

Dyshimi/ Njëri nga grabitësit, punonjës i aeroportit të Rinasit?

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Kirurgu me famë botërore vjen në Shqipëri

Kirurgu me famë botërore vjen në Shqipëri
29 Maj, 2025

Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë –...

Lexo më shumë

“Kurrë s’jam dashuruar”, Parashqevi Simaku: Por më kanë dashur shumë

“Kurrë s’jam dashuruar”, Parashqevi Simaku: Por më kanë dashur shumë
29 Maj, 2025

Që shumë e kanë dashur, këtë mund ta themi me siguri, por ikona e muzikës shqiptare Parashqevi Simaku rrëfen për...

Lexo më shumë

Opinion – Rrëfimi i parë i Parashqevi Simakut! – 29 Maj 2025

Opinion – Rrëfimi i parë i Parashqevi Simakut! – 29 Maj 2025
29 Maj, 2025

Në pjesën e parë dhe të dytë të emisionit “Opinion” në Tv Klan, mbrëmjen e kësaj të enjteje, vjen historia...

Lexo më shumë

Martesa dhe Hollywood-i? Rrëfehet Parashqevi Simaku

Martesa dhe Hollywood-i? Rrëfehet Parashqevi Simaku
29 Maj, 2025

Vitet e para në Shtetet e Bashkuara, Parashqevi Simaku i kujton si tejet të bukura. “Një mrekulli! Sikur ishte në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com