Gazetarja Klodiana Lala ka folur në lidhje me autorin që vrau dy persona sot në Shkodër, Ragip Gila.
Në emisionin “Opinion”, Lala tregoi detaje në lidhje me arrestimin që iu bë Gilës në vitin 2023.
Sipas gazetares, në ngjarjen e sotme Gila ka vepruar për llogari të grupeve kriminale.
“Në vitin 2023 vëllai i tij denoncon në polici humbjen e bashkëshortes. Pasi e gjejnë gruaja thotë se nuk kam humbur por këta kanë armë dhe më kërcënojnë. Policia shkon dhe gjen armë, paruke dhe jelekë anti-plumb. Gjatë përgjimit trajnonte vëllain që ti shmangej policisë. Ai u hetua më vonë dhe u shpall fajtor për lëndët narkotike u dënua me 5 vite burg, por mori më pak vite për shkak të gjykim të shkurtuar”,-tha Lala.