Komisioneri për Zgjerim Johannes Hahn ka marrë një lajm të mirë, gjatë takimit me ministrat e Jashtëm të Ballkanit që po zhvillohet në Durrës.
Ai është lajmëruar se është bërë gjysh dhe kjo e ka gëzuar pa masë komisionerin. Në nisje të punimeve të takimit Hahn ka bërë me dije se ka ardhur në jetë nipi i tij. “Ky ministerial është me fat për mua”, ka thënë Hahn.