Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lajmi i fundit/ Pas dorëheqjes së Blushit, përjashtohet nga partia Mimoza Hafizi

2018/01/20 at 6:10 PM
në Kryesore, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Mimoza Hafizi: Blushi pengon daljen e Libra-s në opozitë. Ka uzurpuar partinë

Pasi Ben Blushi ka lajmëruar dorëheqjen si kreu i LIBRA-s, një tjetër zhvillim i rëndësishm vjen nga kjo parti. Në mbledhjen e Komisionit të Etikës LIBRA ka përjashtuar nga strukturat e saj Mimoza Hafizin.


Vendimi është publikuar në faqen zyrtare të Partisë LIBRA, ku arsyetohet se Hafizi, ka kryer veprime të cilat përbëjnë shkelje të rënda të Statutit duke cënuar seriozisht funksionimin e Organizatës Politike “Lista e Barabartë”.

VENDIMI
Rezulton se znj. Mimoza Hafizi, anëtare e “Bërthamës” ka kryer veprime të cilat përbëjnë shkelje të rënda të Statutit duke cenuar seriozisht funksionimin e Organizatës Politike “Lista e Barabartë”, krijuar me vullnetin e lirë të të gjithë anëtarëve të saj. Kështu, znj. Hafizi, më datë 08.01.2018, në rrugë paralele dhe pa asnjë konsultim me strukturat e tjera të Partisë si dhe në mungesë të kuorumit të nevojshëm (1/3 e Bërthamës) parashikuar në nenin 11/4 të Statutit Libra, ka thirrur mbledhjen e Bërthamës. Kjo për shkak se kërkesa për mbledhje Bërthame rezulton të jetë firmosur dhe nënshkruar nga persona të cilët në këtë datë nuk kanë qënë anëtarë të Bërthamës Libra pasi ishin dorëhequr me vullnetin e tyre te lire e te pa vesuar nga të qenit anëtarë Bërthame. Për rrjedhojë kërkesa e tyre është e pa mbështetur në vështrim të normave statutore në fuqi (11/4). Për këtë nismë antistatutore znj. Hafizi është paralajmëruar, jo vetëm në rrugë zyrtare, shih publikimin në faqen zyrtare të Libra. al, por edhe nëpërmjet korrespondencës elektronike të saj ( me email), që të pushojë së kryeri veprime të mëtejshme të cilat përbëjnë një shkelje të hapur të Statutit, të ligjit për “Organizimin dhe funksionimin e Partive Politike”, etikës dhe moralit që subjekti Libra ka për qëllim të mbrojë e respektojë. Ndonëse znj.Hafizi ka bërë thirrje për mbledhje të Bërthamës jashtë parashikimeve statutore të nenit 11/3, si dhe me gjithë paralajmërimet e marra si më sipër, ajo ka vijuar me paligjshmëri të tjera duke mbajtur kështu më datë 12.01.2018, një mbledhje të cilësuar prej saj si mbledhje Bërthame, pa kuorumin e kërkuar nga statuti, pa formalitetin që kërkon mbajtja dhe pasqyrimi i një mbledhje, cka e provon deklarata e saj publike e shpërndarë për mediat dhe firmosur vetëm nga Znj. Hafizi. Këto nisma, në kundërshtim flagrant me dispozitat statutore, kanë krijuar një situatë totalisht konfuzionale për të gjithë anëtarësinë Libra, të cilët vazhdimisht, pas marrjes dijeni të këtyre qëndrimeve të lartpërmendura, kanë shprehur shqetësimin e tyre në lidhje me këto struktura paralele dhe të paligjshme të krijuara nga znj. Hafizi, nga njëra anë, dhe strukturave të ligjëruara statutore të Libra- s nga ana tjetër. Sa më sipër, Komisioni i Etikës, pasi ka marrë dhe shqyrtuar të gjithë korrespondencën zyrtare ndërmjet strukturës së Libra-s dhe znj. Hafizi ka konstatuar se, megjithëse kjo e fundit është ftuar në mënyrë periodike, të marrë pjesë në takimet/mbledhjet e mbajtura nga Libra për të shprehur pikpamjet e saja, ka refuzuar pa ndonjë shkak të përligjur. Po ashtu, Komisioni i Etikës konstatoi se, nga e znj. Hafizi në deklaratën e shpërndarë nga posta e saj elektronike, janë përdorur simbole zyrtare të Subjektit Libra me të cilat ajo identifikohet, pa asnjë tagër ligjor apo ndonjë autorizim tjetër të dhënë nga strukturat e legjitimuara të Libra-s. Veprimet e mësipërme, të përdorimit dhe publikimit të simboleve të partisë Libra pa autorizim, të kryera nga znj. Hafizi, parë në harmoni me njëra-tjetrën dhe qëllimin që është dashur të arrihet nëpërmjet tyre, ne, Komisioni i Etikës unanimisht vlerësojmë se janë konsumuar edhe elemente penale. Përfundimisht, Komisioni i Etikës pasi mori në shqyrtim dhe verifikoi dokumentacionin që provon shkeljet e renda statutore dhe penale të kryera nga Znj. Hafizi, pasi diskutoi gjerësisht mbi rëndësinë e tyre në mbështetje të nenit 12 germa (e) të Statutit vendosi uanimisht si më poshtë: 1. Përjashtimin e znj. Mimoza Hafizi jo vetëm nga anëtarësia e strukturës së “Bërthamës” por edhe si anëtarë e Subjektit Politik Libra, për shkelje të rënda dhe të përsëritura Statutore./Opinion.al



Ju sugjerojmë

Përplasje për drejtimin e Bashkisë? Veliaj reagon nga qelia: Me Ramën kam vetëm mall të takohem
Politikë

Rama mbledh strukturat e PS: Veliajn nuk e shkarkoi qeveria, por këshilli bashkiak

3 Tetor, 2025 6:44 pm
Zgjedhjet në Tiranë/ PS nis punën në terren, vendos drejtuesit e njësive
Kryesore

Zgjedhjet në Tiranë/ PS nis punën në terren, vendos drejtuesit e njësive

3 Tetor, 2025 6:42 pm
Zgjedhjet në Tiranë/ Rama mbledh strukturat e Partisë Socialiste, u ndan “porositë”
Kryesore

Zgjedhjet në Tiranë/ Rama mbledh strukturat e Partisë Socialiste, u ndan “porositë”

3 Tetor, 2025 5:53 pm
Ndeshja Tirana-Partizani, rrugët që bllokohen
Aktualitet

Ndeshja Tirana-Partizani, rrugët që bllokohen

3 Tetor, 2025 4:24 pm
Celibashi: Votimi elektronik vetëm në njësinë 10 në Tiranë
Aktualitet

Celibashi: Votimi elektronik vetëm në njësinë 10 në Tiranë

3 Tetor, 2025 1:35 pm
Ndërtimet/ Rama prezanton masat e reja: Çdo leje duhet të jetë e lidhur me personin
Kryesore

Ndërtimet/ Rama prezanton masat e reja: Çdo leje duhet të jetë e lidhur me personin

3 Tetor, 2025 12:31 pm
Ndërtimet, Rama: Listë e zezë për shkelësit, për 5 vite s’do mund të marrin leje
Kryesore

Ndërtimet, Rama: Listë e zezë për shkelësit, për 5 vite s’do mund të marrin leje

3 Tetor, 2025 12:10 pm
Masat ligjore për ndërtimet, Rama: Po shkelët masën 2%, do konfiskohet ndërtesa
Kryesore

Masat ligjore për ndërtimet, Rama: Po shkelët masën 2%, do konfiskohet ndërtesa

3 Tetor, 2025 12:06 pm
Auto-Skicë
Kryesore

Kontrolli i territorit, Rama: Askush nuk futet më në pallate pa hipotekë

3 Tetor, 2025 12:02 pm
Dyshohet se bleu vota për PSD, SPAK merr të pandehur kryebashkiakun e PS
Kronikë

Dyshohet se bleu vota për PSD, SPAK merr të pandehur kryebashkiakun e PS

3 Tetor, 2025 11:21 am
Para
Kokainë në këmbim të parave, ja masa e Krimeve të Rënda për shefin e policisë

Kokainë në këmbim të parave, ja masa e Krimeve të Rënda për shefin e policisë

Horoskopi 6 nëntor, nga Susan Miller

Njihuni me 2 shenjat e bekuara nga horoskopi

Veliaj: Ikën nga puna çdo punonjës bashkie që nuk ka paguar ujin

Veliaj: Ikën nga puna çdo punonjës bashkie që nuk ka paguar ujin
















TE FUNDIT

Rama mbledh strukturat e PS: Veliajn nuk e shkarkoi qeveria, por këshilli bashkiak

Përplasje për drejtimin e Bashkisë? Veliaj reagon nga qelia: Me Ramën kam vetëm mall të takohem
3 Tetor, 2025

Kryesocialiti Edi Rama në funksion të fushatës në zgjedhjet e Bashkisë Tiranë, organizoi pasditen e kësaj të premteje, një takim...

Lexo më shumë

Zgjedhjet në Tiranë/ PS nis punën në terren, vendos drejtuesit e njësive

Zgjedhjet në Tiranë/ PS nis punën në terren, vendos drejtuesit e njësive
3 Tetor, 2025

Sot kryeministri Edi Rama mblodhi strukturat drejtuese të Partisë Socialiste të kryeqytetit për zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës. Në këtë takim Rama...

Lexo më shumë

Dëbora dhe erërat e forta, 20 familje në Kukës mbeten pa drita

Dëbora dhe erërat e forta, 20 familje në Kukës mbeten pa drita
3 Tetor, 2025

Në fshatin malor Turaj të Kukësit, reshjet e dendura të dëborës dhe erërat e fuqishme kanë shkaktuar dëmtime në rrjetin...

Lexo më shumë

Zgjedhjet në Tiranë/ Rama mbledh strukturat e Partisë Socialiste, u ndan “porositë”

Zgjedhjet në Tiranë/ Rama mbledh strukturat e Partisë Socialiste, u ndan “porositë”
3 Tetor, 2025

Kryesocialisti Edi Rama në funksion të fushatës në zgjedhjet e Bashkisë Tiranë, organizoi pasditen e kësaj të premteje, një takim...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com