Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lajmi i Fundit/ Ndahet nga jeta fizikantja dhe akademikja e njohur shqiptare

2017/07/07 at 6:55 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Lajmi i Fundit/ Ndahet nga jeta fizikantja dhe akademikja e njohur shqiptare

Në moshën 69-vjeçare, ka ndërruar jetë akademikja Afërdita Veveçka Priftaj. Akademia e Shkencave të Shqipërisë njofton se Veveçka ndërroi jetë pas një sëmundjeje të rëndë më 4 korrik 2017 në Vjenë të Austrisë.


Fizikantja e njohur lindi më 21 janar 1948 në Berat në një familje intelektuale.

Ajo është diplomuar më 1970 në degën e fizikës 5-vjeçare në Fakultetin e Shkencave të Natyrës të Universitetit të Tiranës dhe pas studimeve u emërua pedagoge pranë katedrës së fizikës së përgjithshme pranë këtij fakulteti, kurse pas vitit 1990 si pedagoge në departamentin e fizikës të Universitetit Politeknik të Tiranës. Në vitin 1982 fiton gradën “Doktor i shkencave”, kurse më 1994 merr titullin “Profesor i asociuar” dhe më 1999 “Profesor”. Më 2008 zgjidhet “Akademike e asociuar” pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Akad. asoc. Afërdita Veveçka ka një përvojë të pasur jo vetëm në mësimdhënie, por edhe në kërkimin shkencor në fushën e materialeve, veçanërisht për nanomaterialet dhe nanoteknologjinë, falë kualifikimit pasuniversitar dhe specializimeve të shumta në universitete prestigjioze jashtë vendit, si në Universitetin e Kalifornisë së Jugut në Los Anxhelos, në Universitetin e Kembrixhit dhe të Oksfordit, të Klausthalit dhe të Erlangenit në Gjermani, të Limerikut në Irlandë, në Qendrën Ndërkombëtare të Fizikës në Trieste, në Institutin Mbretëror të Teknologjisë në Stokholm. Ajo ka marrë pjesë aktive në realizimin e disa projekteve të përbashkëta me bashkëpunëtorë në stafe të kualifikuara të institucioneve shkencore evropiane në fushën e materialeve me Universitetin e Stavangerit të Norvegjisë, me Universitetin Jagellonian në Krakov të Polonisë dhe me Universitetin e Ankonës në Itali. Gjithashtu ka qenë koordinatore e shumë projekteve shkencore në kuadër të Programit Kombëtar për Kërkim dhe Zhvillim si dhe për disa projekte të bashkëpunimit dypalësh të Shqipërisë me Italinë, Austrinë, Greqinë, Slloveninë. Falë përvojës së pasur në fushën e kërkimit shkencor, Komisioni Europian e ftoi si eksperte për vlerësimin e projekteve TEMPUS për thirrjen e 6-të. Ajo u zgjodh në bordin botues të revistës ndërkombëtare “Materials Science and Engineering A”. Gjithashtu akad. asoc. Veveçka ka qenë anëtare e redaksisë së revistës JNTS (Journal of Natural and Technical Sciences) të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Akad. asoc. Veveçka ka kontribuuar në mësimdhënie me botimin e teksteve universitare dhe pasuniversitare, si dhe në kërkimin shkencor me botime të shumta në revista shkencore brenda dhe jashtë vendit. Ka qenë pjesëmarrëse aktive në shumë konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare.

Në fund të nekrologjisë së Akademisë së Shkencave thuhet:

Akademia e Shkencave dhe Universiteti Politeknik i Tiranës shpreh mirënjohjen për akademiken e asociuar Afërdita Veveçka për kontributin e saj në veprimtarinë aktive shkencore dhe mësimdhënien në institucionet tona universitare e kërkimore shkencore. Ajo do të kujtohet me respekt nga kolegët, studentët dhe miqtë. I shprehim ngushëllimet tona të sinqerta familjes dhe të afërmve të saj.

 

Etiketa: akademikjafizikantjandahet nga jeta


Ju sugjerojmë

“Hajdeni në Afganistan”, talebanët promovojnë turizmin në mes varfërisë dhe…
Bota

“Hajdeni në Afganistan”, talebanët promovojnë turizmin në mes varfërisë dhe…

9 Korrik, 2025 10:36 pm
Bullgaria, afër hyrjes në eurozonë/Qytetarët të ndarë në mendime, opozita proteston
Bota

Thirrja e BE:Krijoni një plan mbijetese për luftëra, pandemi dhe kriza…

9 Korrik, 2025 9:55 pm
“Është montazh…”, 86-vjeçari kapet duke i vënë zjarri shtëpisë e ullinjve
Aktualitet

“Është montazh…”, 86-vjeçari kapet duke i vënë zjarri shtëpisë e ullinjve

9 Korrik, 2025 9:30 pm
Auto-Skicë
Bota

Fyerje ndaj Erdogan, Turqia mbyll platformën e Inteligjencës Artificiale

9 Korrik, 2025 9:00 pm
Kush mund t’i sabotojë negociatat mes Trump dhe Putin?
Bota

Irritimi i Trump me Putinin, si po e shmang Moska

9 Korrik, 2025 8:52 pm
Auto-Skicë
Sport

Vdekja e Jotës, shuma që bashkëshortja dhe fëmijët e futbollistit do të përfitojnë

9 Korrik, 2025 8:48 pm
Numri i të vdekurve nga përmbytjet në Teksas arrin mbi 100
Bota

Mbi 170 të zhdukur nga përmbytjet në Teksas, numri i të vdekurve shkon në 110

9 Korrik, 2025 8:13 pm
Niveli i inteligjencës tek shqiptarët në rritje
Life Style

ChatGPT nuk është psikologu juaj! Ekspertët paralajmërojnë për rreziqet

9 Korrik, 2025 7:58 pm
Mori drejtimin e Shqipërisë U-17, Fatjon Tafaj tregon objektivat
Sport

Mori drejtimin e Shqipërisë U-17, Fatjon Tafaj tregon objektivat

9 Korrik, 2025 7:28 pm
IKMT vijon aksionin në Theth, prishet ndërtesa dy katëshe
Aktualitet

IKMT vijon aksionin në Theth, prishet ndërtesa dy katëshe

9 Korrik, 2025 7:20 pm
Para
Njerku monstër vret 5-vjeçarin pasi i humbi veglat e palestrës

Njerku monstër vret 5-vjeçarin pasi i humbi veglat e palestrës

Studimi/ Për humbjen e Lulzim Bashës në zgjedhje, ndikuan 4 faktorë të brendshëm

Studimi/ Për humbjen e Lulzim Bashës në zgjedhje, ndikuan 4 faktorë të brendshëm

Kjo është vajza që “ka futur në sherr” Ronaldon me të dashurën e tij

Kjo është vajza që "ka futur në sherr" Ronaldon me të dashurën e tij
















TE FUNDIT

“Hajdeni në Afganistan”, talebanët promovojnë turizmin në mes varfërisë dhe…

“Hajdeni në Afganistan”, talebanët promovojnë turizmin në mes varfërisë dhe…
9 Korrik, 2025

Me armë në sfond, pengje të gjunjëzuar dhe batuta të errëta, një video që ngjan me propagandën e ISIS po...

Lexo më shumë

Thirrja e BE:Krijoni një plan mbijetese për luftëra, pandemi dhe kriza…

Bullgaria, afër hyrjes në eurozonë/Qytetarët të ndarë në mendime, opozita proteston
9 Korrik, 2025

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë një...

Lexo më shumë

“Është montazh…”, 86-vjeçari kapet duke i vënë zjarri shtëpisë e ullinjve

“Është montazh…”, 86-vjeçari kapet duke i vënë zjarri shtëpisë e ullinjve
9 Korrik, 2025

Emisioni “Stop” ndodhet në fshatin në Cakran të Fierit, pasi Taulant Haxhiaj tregon se prej disa kohësh, një i moshuar,...

Lexo më shumë

Fyerje ndaj Erdogan, Turqia mbyll platformën e Inteligjencës Artificiale

Auto-Skicë
9 Korrik, 2025

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ankarasë thuhet se urdhëroi bllokimin e Grok, asistentit të inteligjencës artificiale për Platformën X...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com