Globe sjell ofertën më unike të fundvitit: Bli një produkt dhe për atë vlerë merr DHURATË ç’të duash & sa të duash!
Nga data 2 deri më 14 Dhjetor, të gjithë klientët e Globe do të kenë mundësinë të përfitojnë nga një ofertë ekskluzive dhe krejtësisht e re në treg.
Koncepti është i thjeshtë: për çdo produkt që blini, merrni dhurata me të njëjtën vlerë që keni shpenzuar. Dhe këto dhurata nuk i cakton Globe, por i zgjidhni vetë, sipas dëshirës dhe nevojës suaj.
Si funksionon oferta? – Me shembuj konkretë
Nëse blini një frigorifer, ju mund të përfitoni si dhuratë një lavatriçe, një furrë, një televizor, një
kondicioner, një hekur apo çdo pajisje tjetër që ju nevojitet në shtëpi.
Nëse zgjidhni të blini një furrë, mund të merrni dhuratë një air fryer, një lavastovilje, ose
kombinime të tjera sipas dëshirës suaj.
Edhe nëse blini një kondicioner, dhurata mund të jetë një TV, një mikrovalë, një furrë, apo çdo
produkt tjetër të përzgjedhur nga gama e Globe.

Kjo do të thotë se me një blerje të vetme, ju mund të kompletoni ose rinovoni të gjithë shtëpinë me pajisjet më të fundit, me efikasitet maksimal të energjisë dhe 5 vite garanci.
Ku aplikohet?
Kjo ofertë ekskluzive është e vlefshme në të gjithë rrjetin e Globe deri më 14 Dhjetor.
Oferta vlen për:
të gjitha elektroshtëpiaket e mëdha, të vogla dhe kondicionerë
produkte të përzgjedhura të kategorive IT & Mobile, televizorë
Ku mund ta gjeni Globe?
Të gjitha dyqanet e Globe janë të hapura për këtë ofertë të veçantë, në:
Tiranë:
Ring • Toptan • Ali Demi • Dyqani Qendror në Rrugën e Kavajës • Globe Lake View
Rrethet:
Durrës • Fier • Vlorë • Sarandë • Korçë • Shkodër
Globe – cilësia është kursim.














