Ish-kryebashkiaku i Dibrës, Shukri Xhelili është arrestuar ditën e sotme për videoskandalin e transmetuar në media.
Xhelili u filmua në hotel me një vajzë, të cilës në këmbim të vendit të punës, ishte e detyruar për të bërë seks me kryetarin.
Vendimi për arrestimin e tij, u dha nga Gjykata me kërkesë të Prokurorisë.
Me kërkesë të Prokurorisë për Krime të Rënda, gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin Shukri Xhelili, kryetar i Bashkisë Dibër.
Deri para pak ditësh, i dyshuar për veprën penale të “Korrupsionit pasiv…” në formën e kërkimit të favoreve seksuale prej shtetases A.A, në këmbim të emërimit në një vend pune në strukturat e varësisë së Bashkisë Dibër.
Vendimi i gjykatës është ekzekutuar nga ana e forcave të Policisë së Shtetit.