Është arrestuar një efektiv i FNSH-së pasi akuzohet se ka aksidentuar një person. SHÇBA Tiranë bën të ditur se ka arrestuar efektivin e FNSH, R. Kenga pasi ka aksidentuar një 65 vjeçar i cili lëvizte me motor.
Njoftimi i Policise: Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) në Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës arrestoi në flagrancë punonjësin e policisë inspektor Riza Kenga, me detyrë trup shërbimi në Komisariatin e Policisë së Ndërhyrjes së Shpejtë në Tiranë.
Arrestimi i efektivit të Policisë u bë pasi në datën 7 shtator, nën efektin e alkoolit ka aksidentuar rëndë me makinë në fshatin Laknas shtetasin Q.D 65 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin Ushtarak nen kujdesin mjekësor.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. /Opinion.al