Pasditen e sotme rreth orës 18.20, në aksin rrugor Shkodër – Mjedë, tek kryqezimi i Mjedës ka ndodhur një aksident rrugor me pasojë vdekjen.
Shërbimet e policisë dhe autoambulanca konstatuar se automjeti tip “Volsvagen” me targë AA 232 NK, me drejtues Lazer Gjergji, 30 vjeç, banues në Vau Dejës, ka përplasur këmbësorin Lodovik Ejlli, 56 vjeç, banues në Shkodër, i cili ka gjetur vdekjen rrugës për në spitalin rajonal Shkodër si pasojë e plagëve të marra.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e komisariatit të Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.