Agjencia shtetërore e lajme turke, Anadoly Agency ka raportuar se numri i viktimave ka shkuar në 90. Sipas AA, 1,154 persona janë plagosur.
Kryeministri turk, Binali Yildirim, ka thirrur sot një takim urgjent për puçin ushtarak.
Një pjesë e ushtrisë u përpoq të përmbyste qeverinë gjatë orëve të vona të së premtes dhe mëngjesit të së shtunës, duke përdorur tanqe dhe helikopterë, si dhe duke bllokuar ura dhe marrë nën kontroll disa media.