Mërgim Mavraj është rikthyer si titullar te Këlni pas 8 mujash. Mbrojtësi shqiptar tregoi një formë të mirë në takimin e së dielës me Volfsburgun, ku pati përqindjen më të lartë të dueleve të fituara, 83% duke marrë edhe përgëzimet e trajnerit, shkruan gazeta gjermane “Express”. “Jam i lumtur për Mërgimin. Unë nuk e kam për zakon të bëj lëvdata, por ky është një rast i veçantë, pas një dëmtimi që e la gjatë larg fushave” – tha Peter Shtëger. 29vjeçari pësoi një dëmtim të rëndë vitin e kaluar, duke u detyruar të operohet dhe për një kohë të caktuar…